E Diel, 1 Nëntor 2026

Terrorizmi jo islamizem

Ditet perreth dates 11 shtator jane ato kur me shume se cdo here tjeter diskutohet per terrorizmin dhe per islamizmin. Vazhdon edhe mbas 9 vitesh te shikohet islamizmi si e njejta gje me terrorizmin. Kete kendveshtrim e tregon edhe nje here mendimi i pastorit amerikan qe per diten e sulmit terrorist ne Amerike donte te digjte Kuranin. Kjo vjen ngaqe njerezit fatkeqesisht i kane barazuar me njera-tjetren. Ajo qe une deshiroj te kthej ne vemendje eshte fakti qe nuk ka asnje lidhje mes asaj qe predikon feja islame dhe asaj qe ben dhe predikon terrorizmi. Pa dyshim qe 11 Shtatori ishte ngjarje e madhe njerezore dhe nje kthese e forte e regjistruar ne histori ku vendi i demokracise bashkejeteses paqesore lirive dhe te drejtave u sulmua ne menyre te papritur dhe makabre nga njerez terroriste qe kryenin vetevrasje dhe qe me vone u deklaruan se i perkisnin fese islame. Osama Bin Laden drejtues i nje grupi te fuqishem terrorist e paraqet veten si islamik qe kryen Xhihadin sipas porosise se Muhamedit ne librin e shenjte te Kuranit. Hap pas hapi do te tregohet fare qarte se nuk ka asnje lidhje me fene islame te vertete dhe porosite e Kuranit.

Terrorizem eshte nje term pa nje percaktim te gjithepranuar nga qeverite ose analistet akademike por pothuaj gjithmone i perdorur ne kuptimin keqesues me shpesh per te pershkruar veprime kercenuese te kryera nga grupe nenshteterore te vetemeruara dhe te motivuara politikisht. Qellimi i terrorizmit eshte ulja e moralit te popullsise qytetare me qellim qe pakenaqesia e saj te perdoret si mjet ndikimi mbi qeverite ose palet e tjera ne konflikt.

Fillesat e islamizmit aktualisht feja e dyte me e ndjekur ne bote nderthuren pjeserisht me ato te Krishterimit. Islamizmi buron nga mesimet e profetit Muhamed ne shekullin VII te eres sone. Zot i vetem i islamizmit Allahu besohet se qendron mbi te gjithe jeten njerezore dhe natyrore. I gjithe projekti mysliman dhe gjithcka qe ka te beje me fene dhe normat islamike jane te shkruara ne Kuran qe eshte kushtetuta e paprekshme guri i themelit per te gjithe islamiket.

Per shume arsye si pasoje e formimit te kushteve negative si prapambetja ekonomike ndarjet politike dhe sociale si dhe normat e caktuara kulturore kane pergatitur terrenin per formimin e organizatave terroriste ne boten islame dhe vecanerisht ne vendet e Lindjes se Mesme. Prandaj fakti qe terrori lulezon ne nje mjedis te tille nuk eshte surprize. Me fjale te tjera edhe nese njerezit qe jetojne ne keto ane nuk do te ishin myslimane ne rrethana te tilla do te kishin lindur me shume mundesi te njejtat reagime keto jane rrethanat ideale per krijimin e organizatave terroriste.

Eumlshte e qarte se perdorimi i disa vlerave islame nga organizata terroriste dhe individet te cilet kane gisht ne aktet e terrorit kryesisht perdorimi i konceptit te Xhihadit si slogane ka bere vendosjen spekulative nga njerezit te lidhjeve midis Islamit dhe terrorit. Meqe disa grupe terroriste i quajne aktet e tyre Xhihad me pare po sqarojme kete koncept. Xhihadi eshte emri i te gjitha perpjekjeve mundimeve dhe qendreses qe duhet te demonstroje cdo mysliman ne menyre qe te fitoje kenaqesine e Zotit. Ne kete aspekt Xhihadi eshte nje forme adhurimi. Keshtu qe duke u bazuar tek Kurani dhe Suneti elementi thelbesor i marredhenieve nderkombetare eshte paqja kurse lufta eshte nje situate e pazakonte. Disa nga rregullat qe kane lidhje me aspektin e luftes ne Xhihad jane

Trajtimi i armikut me meshire Ndalimi i tortures Respektimi i armikut te vdekur Mossulmimi i civileve dhe i te pafajshmeve Mosvenia ne shenjester e myslimaneve Veprime me urdhra hierarkike dhe me komande Ndihma humanitare ndaj armikut Lufta si zgjidhje e fundit

Cili nga keto koncepte u zbatua nga terroristet ne sulmet e tyre qe i quajne lufte per Xhihad Sulmi i tyre ishte ne kundershtim te plote me parimin e mossulmimin e civileve dhe te pafajshme kur te gjithe ata qe u sulmuan tek kullat binjake por edhe ne vende te tjera ishin civile dhe te pafajshem ne punen e tyre. Atje brenda kishte njerez te te gjitha feve dhe me kete fakt ata bien ne kundershtim edhe me nje parim tjeter qe lidhet me mosvenien ne shenjester te sulmeve myslimane. E njejta gje edhe me faktin qe lidhet me ndihmen humanitare ndaj atij qe e quajne armik dhe luften si zgjidhjen e fundit. Mjafton nje parim te mos zbatohet dhe sulmi nuk ka me asnje lidhje me ate qe thote feja myslimane dhe jo me nje seri e tere parimesh.

Terrorizmi eshte krim kunder njerezimit. Feja dhe terrori jane dy koncepte qe kurre nuk mund te vihen se bashku. Terrori ne vetvete nuk eshte vetem nje krim ne te perfshihen pese krime te tjera. Nje terrorist kryen krime kunder krijuesit kunder njerezimit kunder individeve te vecante ndaj te cileve eshte adresuar terrori kunder vetvetes dhe kunder komunitetit pjesetar i te cilit eshte. Sipas Islamit meqenese Zoti eshte ai qe te jep jeten dhe vdekjen eshte e ndaluar te vrasesh. E drejta per te jetuar konsiderohet si e drejte qe i perket Zotit dhe jo e drejte qe u perket individeve. Gjithashtu Kurani thote se te vrasesh nje njeri eshte njelloj sikur te vrasesh te gjithe njerezimin.

Vete fjala islam rrjedh nga fjala silm qe do te thote pajtim nenshtrim dhe shpetim. Islami eshte nje fe e unitetit. Eumlshte per tu theksuar fakti se Islami eshte nje fe e bazuar ne besimin vetem tek Zoti i Plotfuqishem dhe i Gjithemeshirshem. Uniteti si term i bazuar ne vizionin boteror ne kendveshtrimin e jetes dhe ne sistemin shoqeror presupozon bashkesine e njerezve vellezer dhe motra barazi ne te drejtat themelore dhe eliminimin e diskriminimit ne baze te gjinise ngjyres races ose familjes dhe farefisit.

Feja urdheron per dashuri meshire dhe paqe. Terrori nga ana tjeter eshte e kunderta e fese eshte mizor i pameshirshem dhe kerkon gjakderdhje e mjerim. Morali islam e sheh jeten te mbushur me paqe mireqenie dashuri dhe hare per te gjithe njerezit ndersa terrorizmi deshiron nje shoqeri ku te mbreteroje dhuna frika ankthi dhe kaosi. Koncepti i faljes dhe i tolerances i pershkruar ne Kuran me fjalet beni leshime ndaj njerezve eshte nje nga parimet me themelore te Islamit. Terrorizmi i cili eshte kaq shqetesues per boten sot eshte veper e njerezve te paditur te cilet veprojne ne kundershtim me moralin kuranor. Terrori dhe Islami jane ne kundervenie te plote me njeri-tjetrin. Terrorizmi ndjek rrugen e agresionit dhunes dhe barbarise. Kurani keshillon per deshiren e mire dhe marreveshje ai e ndalon terrorin dhe i denon ata qe kryejne veprime te tilla.

Nje nga cilesite me te rendesishme te terrorizmit eshte se ai i zgjedh objektivat e tij pa bere dallime. Fakti se ai i percakton keto objektiva pa bere dallim eshte nje nga arsyet me te rendesishme per perhapjen e frikes sepse askush nuk mund te ndihet i sigurt. Nese njerezit e dine se jane objektiva te mundshem pa pasur ndonje arsye askush nuk mund te ndihet i sigurt nga terroristet. Nuk ka asgje qe objektivat potenciale mund te bejne per tu vetembrojtur perderisa terroristet veprojne sipas qellimeve ne nje kohe dhe vend qe e zgjedhin vete. Ne kete menyre veprimet e terrorit ne shoqeri jane arbitrare dhe te paparashikueshme. Ndersa tek islamizmi nuk ekzistojne objektiva surprize dhe te gjithe e dine se cfare i pret dhe cfare synojne per te miren dhe zhvillimin e botes se tyre sipas librit te shenjte te Kuranit qe paraqet gjithcka dhe qe nuk le shteg per krijime te tjera rishtazi plotesuese te tij qe mund te ndryshojne thelbin e vet apo te te gjithe moralit islam.

Si perfundim mund te them qe terrori eshte veprim i disa personave qe nuk mbeshteten kurrsesi ne Kuran dhe ne islamizem. Kjo sepse Islami pergjithmone domethene gjate te gjitha koherave sanksionon paqe Kurani e konsideron jeten njerezore te lartesuar dhe te paprekshme Islami e konsideron vrasjen si nje nga mekatet me te medha dhe si nje krim kapital ne islam edhe ne kohe lufte ekzistojne rregulla te cilat duhen zbatuar njerezit e pafajshem te cilet nuk marrin pjese ne luften nuk mund te vriten ne tere historine e lufterave profeti Muhamed ishte personi i paren i cili vendosi rregulla per menyren e luftimit Islami i konsideron sulmet vetevrasese si vrasje te tmerrshme myslimanet kurre nuk mund te vrasin njerez te tjere myslimane ata kane respekt dhe dashuri per Zotin dhe respektojne rregullat morale dhe se cdo besimtar i fese nuk mund te flase dhe te beje asgje qe nuk e mendon dhe nuk e di vete me siguri nuk duhet te udhehiqet nga askush tjeter vecse nga mendja dhe zemra e tij.

Politologe


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›