Imazhet e pabesueshme 3D sikur dalin nga faqet e librit
Ai është një mjeshtër i ditëve moderne, që bën imazhe të pabesueshme 3D, që duken sikur po kërcejnë nga faqet. I armatosur vetëm me një laps e me letër, ai është bërë i famshëm në mbarë botën. 20 vjeçari nga Kili, Fredo, i bën këto piktura të duken si të vërteta. Thotë se e ka mësuar këtë metodë krejt aksidentalisht, duke pikturuar një flutur ndërsa ishte i shtrirë në krevat. Tani shpreson që të bëjë piktura të mëdha në rrugë.







