E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, policia arreston grabitësit e taksistit 60 vjecar

KORCE- Arrestohen autorët e grabitjes së taksistit në Korcë. Pas 48 orë kërkimesh forcat e policisë kanë arrestuar Behator Mustafajn, Mateo Dinellën dhe Enton Paten, të tre nga qytetit i Korcës. Mësohet se tre të arresuarit rezultonin të proceduar më parë për vepra të ngjashme, si grabitje me dhunë.

Të premten në mbrëmje ata kishin ndaluar taksinë e drejtuar nga 60-vjecari Agron Përlati me justifikimin për ti dërguar në lagjen e re të qytetit. Por pasi kanë hipur në makinë, tre grabitësit e kanë dhunuar taksistin me mjete të forta dhe më pas janë larguar me mjetin duke marrë me vete dhe gjithë paratë që dispononte ai.
Sapo kanë mbërritur në periferi të qytetit, ata kanë braktisur makinën dhe u larguan në drejtim të paditur, deri ne kohën kur janë arrestuar nga uniformat blu të Korcës, ndërsa 60-vjecari u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin ushtarak.

Kjo ngjarje ka ngjallur edhe reagimin e Sindikatës së Taksistëve në Korcë të cilët i kërkuan shtetit të merrte masa për mbrojtjen e jetës së tyre, në të kundërt ata paralajmëruan protesta.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›