Imazhet satelitore/ Forcat ruse zhvendosen drejt Ukrainës lindore

Imazhet satelitore të kapura nga Maxar Technologies në 24-orët e fundit, tregojnë forcat ruse duke u zhvendosur në Ukrainën lindore.
Sipas imazheve satelitore, të publikuara nga CNN, shihet një numër i dislokimeve ushtarake përgjatë një autostrade kryesore dhe korridorit që të çon nga qytetet Soloti dhe Valuyki në rajonin Belgorod të Rusisë perëndimore, drejt kufirit me Ukrainën
Sikurse shihet në pamjet satelitore, dislokimet përbëhen nga dhjetëra automjete të blinduara, trupa me tenda dhe pajisje mbështetëse. Ato mund të shihen në imazhet satelitore në fusha dhe ferma në perëndim të Soloti dhe pranë qyteteve ruse të Dubrovka, Biriuch dhe Leonovka, e cila është rreth 5 milje nga kufiri me Ukrainën, raporton CNN.
/rtsh.al/