Zëvendëskryeministrja ukrainase: Asnjë rrugë evakuimi nuk hapet të mërkurën

Nuk do të ketë korridore evakuimi për civilët në Ukrainë të mërkurën, tha në një deklaratë zëvendëskryeministrja e vendit Iryna Vereshchuk raporton CNN.
Vereshchuk fajësoi trupat ruse për krijimin e një situate të rrezikshme përgjatë rrugëve.
Fatkeqësisht nuk i hapim sot”, tha ajo. “Në rajonin e Zaporizhzhia, pushtuesit bllokuan autobusët e evakuimit, dhe në rajonin e Luhansk, ata po shkelin armëpushimin.
Vereshchuk tha se forcat ruse “jo vetëm që shpërfillin normat e së drejtës ndërkombëtare humanitare, por ato gjithashtu nuk mund të kontrollojnë siç duhet njerëzit e tyre në terren”.
E gjithë kjo krijon një nivel të tillë rreziku në rrugë, saqë jemi të detyruar të përmbahemi nga hapja e korridoreve humanitare sot”, tha ajo.