E Enjte, 5 Nëntor 2026

Prokuroria e Ukrainës ‘bën bilancin’: 191 fëmijë të vrarë dhe 349 të plagosur që nga fillimi i pushtimit rus

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova në një njoftim për shtyp, ka bërë me dije se rreth 191 fëmijë janë vrarë dhe 349 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Rreth 191 fëmijë janë vrarë dhe 349 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt”, tha ajo, teksa shtoi se gjatë ditëve të fundit, disa fëmijë kanë ndërruar jetë si pasojë e bombardimeve të forcave ruse në verilindje dhe jug të Ukrainës.

“Trupat e djegur të një vajze 16-vjeçare dhe një djali 10-vjeçar u gjetën në fshatrat Borodianka, në veriperëndim të Kievit dhe Korolivka, në Ukrainën perëndimore. Fëmijët janë gjithashtu në mesin e viktimave nga bombardimet në qytetin verilindor të Kharkiv”, shtoi Venediktova, raporton CNN.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›