Volodymyr Zelensky pret sot presidentët e 4 vendeve

Presidentin i Polonisë, Andrzej Duda, presidenti lituanez Gitanas Nauseda, presidenti letonez Egils Levits dhe presidenti estonez Alas Karis kanë udhëtuar sot drejt Kievit për t’u takuar me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për t’i dhënë mbështetjen e tyre në luftën me Rusinë.
Duda, Nauseda, Levits dhe Karis do të shprehin mbështetjen e tyre ndaj popullit ukrainas i cili prej gati 2 muajsh po përballet me agresionin rus.
“Rrugës për në Kiev, në një qytet që ka vuajtur tmerrësisht nga lufta ruse që nga vizita ime e fundit.
Ne do vizitojmë Ukrainën për të treguar mbështetje të fortë për njerëzit ukrainas, do të takojmë mikun e dashur, President Zelensky”, shkruan Alas Karis në rrjetin social Twitter, raporton CNN.
/rtsh.al/