E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zelensky propozon shkëmbimin e të burgosurve ukrainas në Rusi me aleatin e Putin

Pas ‘kapjes’ së oligarkut Viktor Medvedchuk, aleatit më të ngushtë të Presidenti rus Vladimir Putin në Ukrainë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka propozuar një shkëmbim të të burgosurve.

Zelensky ka paralajmëruar kapjen e të tjerë ‘kriminelëve’, siç i cilësoi ai, raporton The Guardian.

‘Le të jetë Medvedchuk një shembull për ju’, iu drejtua Zelensky, Rusisë.

“Epo, nëse Medvedchuk zgjodhi një uniformë ushtarake për vete, ai bie nën rregullat e kohës së luftës.

I ofroj Federatës Ruse të shkëmbejë këtë djalë tuajin me djemtë dhe vajzat tona që tani janë në robëri ruse. Prandaj është e rëndësishme që zyrtarët tanë të zbatimit të ligjit dhe ushtria gjithashtu ta konsiderojnë këtë mundësi.

Dhe le të jetë Medvedchuk një shembull për ju. As ish-oligarku nuk shpëtoi, për të mos përmendur shumë më tepër kriminelë ordinerë nga bombardimet ruse. Ne do t’i marrim të gjithë.”, u shpreh në fjalën e tij presidenti Zelensky, raporton The Guardian.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›