E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imelda dhe Ergysi debatojne per fituesit e Big Brother

Big Brother Albania 4

Brenda shtëpisë është zhvilluar edhe biseda e parë me tone pak të larta. Protagonistët kanë qenë Imelda dhe Hënesi. Sipas vajzës “Big Brother” është fituar çdo vit nga labët, ndërsa Hënesi i është përgjigjur se ata e meritojnë. Por sipas Imeldës ata bëjnë vetëm lojëra, çka ka shkaktuar revoltim te djali. Të gjithë banorët reagojnë kundër tij, duke i thënë se mënyra si u shpreh me Imeldën ishte e pakëndshme

Aspirantët për të qenë banorë të shtëpisë më të famshme në vend, pas natës së spektaklit të madh, kanë qëndruar pothuajse të gjithë natën zgjuar, duke biseduar e njohur më mirë me njërin- tjetrin. Ata kanë mësuar pak mbi jetët e secilit dhe kanë folur mbi tema të ndryshme. Ndërkaq, brenda shtëpisë është zhvilluar edhe biseda e parë me tone pak të larta. Protagonistët kanë qenë Imelda dhe Hënesi. Sipas vajzës, “Big Brother” është fituar çdo vit nga labët, ndërsa Hënesi i është përgjigjur se ata e meritojnë. Por sipas Imeldës, ata bëjnë vetëm lojëra, çka ka shkaktuar revoltim te djali. Të gjithë banorët reagojnë kundër tij, duke i thënë se mënyra si u shpreh me Imeldën ishte e pakëndshme.

Ergysi: “Alkena është shumë tradicionale”

Dy nga vajzat po përgatisin për të ngrënë dhe djemtë gëzohen që ka banore që dinë të gatuajnë. Ergysi dhe Emilio mundohen të ndihmojnë vajzat. Ergysi gjithashtu bisedon me Fatjonën dhe Alkenën. Ai thotë se Alkena i duket shumë tradicionale dhe ajo përgjigjet se tiparet e të qenit tradicionale i ka të trashëguara nga prindërit. Sipas Ergysit, tradicionalja ka të bëjë me vetë personin më shumë se sa me familjen. Ndërkohë, Olgeri dhe Toros qëndrojnë në sallon dhe prezantohen më mirë me njëri-tjetrin. Olgeri i tregon Toros se është 26 vjeç, ndërsa shton se Torosi i është dukur si 23-vjeçar. Ky i fundit ia kthen se në të vërtetë ndihet aq. Ergysi ndërhyn dhe pyet Olgerin nëse mund t’i drejtohen me emrin e tij të artit, OG, dhe ai pranon. Toros shton se hyrja e tij në “Big Brother” ka një lidhje numerologjike me vitin e lindjes së tij dhe kjo nuk është vetëm një rastësi. Ergysi përgjigjet se vetëm ai mund ta kuptojë këtë aspekt të Toros.

Olgeri dhe Mirjeta ndajnë përvojat e tyre jashtë Shqipërisë

Olgeri dhe Mirjeta qëndrojnë në oborr, duke u njohur me njëri-tjetrin. Olgeri i tregon se merret me muzikë prej vitesh dhe i pëlqen shumë puna që bën. Mirjeta i tregon Olgerit për eksperiencat e saj jashtë Shqipërisë dhe për largimin e saj që 11 vjeçe nga këtu. Ajo ka jetuar për dhjetë vite në Irlandë, e më pas është zhvendosur në Angli. Olgeri i thotë se ka interes të dijë mbi këto vende, ndaj ka ndjekur mjaft dokumentarë në lidhje me to. Mirjeta tregon disa nga karakteristikat e Irlandës dhe për përplasjet ndërmjet dy feve mbizotëruese.

Dollitë e darkës së parë

Banorët ulen në tavolinë për të ngrënë darkën e parë si personazhe të edicionit të katërt të “Big Brother” dhe dollinë ka rastin ta ngrejë Toros, duke qenë se ai është futur i pari në shtëpi. Ai shprehet: “Ju u uroj të gjithëve gëzuar festat dhe shpresoj të bëjmë një lojë sa më të pastër”. Pas tij, Alkena dëshiron të ngrejë një dolli për Shkodrën dhe situatën jo të mirë të saj në këtë ditë. Ata fillojnë të darkojnë, por as aty nuk mund të shkëputen nga ethet e lojës. Ata shprehen se duhet të luftojnë fort për të qëndruar në shtëpinë e “Big Brother”, pasi ende nuk janë konkurrentë zyrtarë. Imelda shton se ajo është e para që është e rrezikuar për nominim. Të gjithë banorët fillojnë të bisedojnë për tema të ndryshme në kohën që janë në tavolinë.

Toros: “Nuk do të fle për tre muaj”

Pas mbarimit të darkës, banorët qëndrojnë për pak kohë në oborr e më pas të gjithë angazhohen duke rregulluar rrobat e tyre në dhomën e gjumit. Toros premton se nuk do të flejë fare nëse qëndron tre muaj brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe banorët duhet të përgatiten për diskutime, debate dhe thashetheme. Ata aprovojnë dhe asnjë prej tyre nuk shtrihet për të fjetur, edhe pse koha ka kaluar dhe shënon katër pas mesnate.

Biseda dhe propozime për aleancë

Fatjona, Alkena dhe Alma qëndrojnë në sallon, duke biseduar për universitetet, si dhe tregojnë eksperiencat e tyre. Ato flasin për cilësitë që duhet të ketë një pedagog që të cilësohet i përgatitur dhe i aftë dhe si bëhet dallimi mes të tjerëve që nuk janë në lartësinë e duhur. Imelda tregon se ajo nuk ka mundur të ndjekë studimet e larta, pasi i kanë ndodhur një sërë ngjarjesh që e kanë penguar, e megjithatë nuk ka hequr dorë. Ndërkohë djemtë flasin në do të munden të bien dakord me njëri-tjetrin në mendime dhe ide. Ergysi shprehet se vështirësi do të ketë deri në momentin që nuk njihen mirë, e më pas do të jetë më e lehtë. Sipas Ergysit, gjatë qëndrimit do të nisin edhe aleancat e intrigat, por Vladimiri i thotë të mos mendojë që ditën e parë për këto gjëra. Ergysi po mundohet që Vladimirin ta ketë në krahun e tij, por ky i fundit duket se u qëndron besnik parimeve të tij.

Debate mes Imeldës dhe Hënesit

Imelda u tregon disa nga banorëve për një lidhje dashurie që ka pasur. Ajo thotë se i dashuri i saj ishte tepër xheloz dhe donte që ajo të ndryshonte stilin e jetesës. Alma dhe Ogreni japin mendimet e tyre. Sipas Almës, faji ka qenë i Imeldës që ka toleruar më shumë seç duhej. Ogreni thotë se kjo eksperiencë do ta ndihmojë Imeldën të ecë përpara dhe të mos i përsërisë më gabimet. Imelda përgjigjet se kjo është e vërtetë, pasi ajo tashmë ka një motivim për të përjetuar çdo gjë në maksimum. Më pas Imelda dhe banorë të tjerë, duke veçuar Hënesin, fillojnë të flasin, por shkojnë pak më larg, gati në debat. Imelda shprehet se çdo vit e kanë fituar labët dhe Hënesi i përgjigjet se ata e meritojnë vërtet. Ajo thotë se ata dinë të bëjnë vetëm lojëra, por Hënesi kundërshton duke u revoltuar. Imelda kundërpërgjigjet duke thënë që Hënesi doli menjëherë nga kornizat e djalit të sjellshëm sapo ajo e preku pak. Ai thotë se nuk mund të rrijë pa reaguar në momentin që ajo flet për një çështje që prek dhe atë. Banorët e tjerë reagojnë kundër Hënesit, pasi ai bëri një gjest të pakëndshëm para Imeldës dhe ai përgjigjet se nuk mund të ndryshojë për askënd. Fatjona shprehet se Hënesi duhet ta pranojë gabimin dhe të mos indinjohet kur të tjerët ia vënë në dukje. Vladimiri thotë se Hënesi po vihet në qendër të vëmendjes edhe pse veproi gabim.

Hënes reagon për debatin me Imeldën

Banorët mblidhen në oborr në mëngjesin e tyre të parë në shtëpinë e “Big Brother”. Ata bëjnë llogaritë se sa persona janë gjithsej në shtëpi dhe pyesin njëri-tjetrin se si ndjehen. Banorët shprehen se do të donin të dëgjonin pak muzikë dhe në shërbim të tyre vihet Olgeri, i cili fillon të këndojë një nga këngët që ka shkruar vetë.

Ndërkohë Hënesi është në kuzhinë dhe po përgatit mëngjesin për banorët, i ndihmuar nga Torosi. Hënesi flet për debatin që ka pasur me Imeldën dhe shprehet se ndoshta i ka keqkuptuar fjalët që i tha ajo, por këto janë situata që do të ndodhin patjetër, pasi ata nuk mund të bien të gjithë dakord me njëri-tjetrin. Ergysi thotë se e mbështet Hënesin, dhe ky i fundit shton se nuk e priste atë reagim pikërisht nga Imelda, pasi ai i dha shumë afërsi që në momentin e parë.

Neda: “Meshkujt mbizotërojnë”

Në një bisedë, Neda i thotë Fatjonës se në shtëpi mbizotërojnë meshkujt dhe pse në përgjithësi duhet të jenë femrat ato që duhet të jenë më protagoniste. Fatjona aprovon dhe thotë se i bën shumë përshtypje ky fenomen që dominon në shtëpinë e “Big Brother”. Në anën tjetër të shtëpisë, Tores kërcen me disa nga vajzat dhe u bën atyre komplimente. Ai shprehet se vajzat janë shumë të mira dhe i duartroket. Ogren, Emilio dhe Toros shikojnë Mirjetën dhe Imeldën tek kërcejnë dhe i komentojnë. Torosi thotë se ai pëlqen vajzat që janë të lirshme e pa komplekse.

Zënka e debatet do të fillojnë shpejt

Neda dhe Emilio qëndrojnë të shtrirë në dhomën e gjumit duke biseduar. Ata ndajnë emocionet e një nate më parë teksa prisnin që të hynin në shtëpinë e “Big Brother”. Emilio i tregon Nedës se ai është futur në shtëpi së bashku me Fatjonën dhe Imeldën. Emilo i shprehet se atij i pëlqejnë oratorët e jo personat që rrinë të heshtur, pasi nga këta të fundit nuk mund të arrish të kuptosh asgjë. Neda thotë se një person e tregon veten më së miri kur arrin të bëjë një bisedë pa e çuar në debat dhe në shkallë të tjera. Emilio e pyet Nedën se me çfarë synimi është futur në “Big Brother” dhe ajo përgjigjet se synimin parësor është që t’ia kalojë mirë, por nuk e përjashton mundësinë që pas disa ditësh në shtëpi do të fillojnë zënkat e debatet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›