E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opera e te rinjve ne Akademine e Arteve

Aktiviteti

“Opera e të rinjve”, kështu e kanë quajtur artistët e rinj veprimtarinë që do të organizohet sot në mbrëmje në sallën e madhe të Akademisë së Arteve në Tiranë. Shfaqja vjen në skenë në kuadrin e një projekti të krijuar nga Fakulteti i Muzikës së Akademisë së Arteve, për t’iu krijuar muzikantëve të rinj të kësaj shkolle një hapësirë të mjaftueshme për t’u ngjitur në skenë. “Opera e të rinjve” menaxhohet nga Akademia në shërbim të studentëve të saj. Bëhet fjalë për një aktivitet që në fakt lë hapësira të lira edhe për ata artistë të rinj të cilët pas përfundimit të studimeve nuk kanë mundur të gjejnë një vend pune ku të shpalosin talentin. “Opera e të rinjve” është një ansambël fiks, i cili është gjithmonë në dispozicion të studentëve. Kjo bëhet për të afirmuar dhe krijuar një treg tjetër, për t’iu dhënë një mundësi tjetër muzikantëve të rinj për të dalë në treg.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›