E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imeraj-Berishës: Ruaj qetësinë e hap kutitë e votimit

“Ka kohë që Sali Berisha e ka humbur qetësinë e që dëgjojmë të nxjerr nga goja e tij apo tellallëve të tij, fjalë e akuza të pavërteta. Deri diku është e kuptueshme, njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara”, theksoi zëdhënësja Armela Imeraj.

Ajo shtoi se “të vjen keq kur sheh se Sali Berisha dëshpërohet ngaqë e vërteta po del në shesh, se transparenca po fiton mbi kutitë e mbyllura, e se të gjithë miqtë ndërkombëtarë janë rreshtuar në mbështetje të hetimit të zgjedhjeve”.

“Në këto momente Sali Berisha bën mirë të ruajë qetësinë. Të hapë kutitë e të bëj transparencën e ekonomisë të cilën ky njeri po e shkatërron çdo ditë”, tha zëdhënësja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›