"Kutia" shqiptare sërish në tavolinat e BE-së
Gjatë ditës së nesërme, ministrat e Jashtëm e Bashkimit Evropian do të mblidhen në Strasburg, ku midis të tjerash do të diskutojnë edhe për krizën politike në Shqipëri.
Në një kohë që kjo krizë nuk ka marrë fund ende, edhe pse opozita ka nisur jetën e saj parlamentare, çështja është ende në diskutim dhe me sa duket “kutitë” shqiptare do të diskutohen gjatë nga kancelaritë perëndimore.
Në takimin e nesërm do të diskutohen edhe tema të tjera, si bashkëpunimi i vendeve të rajonit dhe Gjykatës Ndërkombëtarë të Krimeve për ish-Jugosllavinë, në kuadër të së cilës ministrat do të dëgjojnë vlerësimet e kryeprokurorit Serzh Bramertz. Gaza dhe Irani do të jenë gjithashtu në qendër të diskutimeve.