Godo: Jo regjistrimit të popullsisë sipas etnisë
Presidenti i Nderit të Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Republikane, një ndjekës i vëmendshëm i çështjeve që lidhen me etnicitetin në Shqipëri, reagoi menjëherë dje pas deklaratës së Kryeministrit lidhur me mënyrën e regjistrimit të popullsisë. Në një prononcim për gazetën "Shqip", Godo tha se duhet të marrë fund përdorimi i çështjeve të tilla, ndërsa nuk e mbështet aspak idenë që popullsia e vendit tonë të bëhet mbi baza etnike. Për këtë ai ka nënkuptuar se mund të ketë edhe abuzime, duke përmendur këtu rastet e marrjes së etnisë greke.
"Unë kam qenë dhe jam kundër që popullsia e vendit tonë të regjistrohet në baza etnike. Boll spekulime janë bërë me këtë çështje. Në zonat e jugut është abuzuar me marrjen e etnisë greke dhe ka ardhur momenti që këto deformime të rregullohen dhe mos hapet më çështja e etnisë, të paktën për momentin", tha Godo.