Imeraj: Prifti faktoi akuzat e PS per korrupsionin me koncesionet e HEC-eve
Deklarata e ministrit te Ekonomise, Dritan Prifti per dhenin e koncesioneve per ndertimin e hidrocentraleve eshte cilesuar nga Partia Socialiste si nje faktim i akuzave te saj. Zedhenesja e Partise Socialiste, Armela Imeraj, tha dje per mediat se ministri Prifti konfirmoi faktin se ne rrjedhen e lumit Kardhiq jane dhene gjashte koncesione per ndertimin e hidrocentraleve. “Degjuam me shume vemendje deklaraten e Ministrit te Ekonomise, por pervec se kuptuam se sa shpejt keta njerez shesin njeri tjetrin, sot morem edhe konfirmimin se akuzat e ngritura publikisht nga PS-ja jane te verteta. Keshtu, sic kemi paralajmeruar, qenkan 6 hidrocentrale ne kaskaden e lumit Kardhiq, dhe jo nje sic pretendonte pronarja e hidrocentraleve, zonja Vokshi”, u shpreh zedhenesja e PS-se, Armala Imeraj. Nderkohe qe gjate konferences per mediat, Prifti u shpreh se ne baze te ligjit eshte nenshkruar nje kontrate qe flet per gjithe koncesionet qe i jane dhene nje kompanie. Zedhenesja e selise roze ne fjalen e saj theksoi se vetem transparenca e plote e te gjitha aferave do te beje te mundur perfundimin e gjithe akuzave. Ajo theksoi se berja e transparences duhet te perfshije te edhe ministrin paraardhes. “I kujtojme zotit Prifti se nuk ka rruge tjeter per te shpetuar prej kesaj historie, pervec berjes se transparences se plote, te te gjitha kontratave dhe koncesioneve te dhena qofte nga ministri aktual, qofte nga paraardhesi i tij”, tha Imeraj. Ne deklaraten e saj zedhenesja e PS-se ka theksuar se opozita nuk sulmon biznesin, por menyren sesi bejne biznes njerezit e lidhur me pushtetin. “I kujtojme kunatave dhe kuneterve te ministrave se problemi nuk qendron tek fakti se ata bejne biznes, por tek fakti se bizneset e tyre jane te ngritura mbi abuzimin me pushtetin dhe korrupsionin e kuneterve respektive”, u shpreh zedhenesja e PS-se.
Deklarata
“Degjuam me shume vemendje deklaraten e Ministrit te Ekonomise, por pervec se kuptuam se sa shpejt keta njerez shesin njeri tjetrin, sot morem edhe konfirmimin se akuzat e ngritura publikisht nga Partia Socialiste jane te verteta”, tha Imeraj.