E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nihilizmi i PS, rrenjet ne fondamentalizmin komunist” Qamil Xhani

Zhvillimet ekonomike dhe reformat e ndermarra gjate viteve te fundit e kane kthyer Shqiperine ne nje prej vendeve per te cilin institucionet dhe mediat nderkombetare japin vleresime pozitive. Duke theksuar kete fakt, kryeministri Sali Berisha, ne takimin e zhvilluar dje komunen e Petreles, nuk ka lene permendur dhe qendrimin e opozites, e cila sipas tij ka dale kunder rrymes duke mohuar gjithcka. Kreu kabinetit qeveritar u shpreh se qendrimi i Partise Socialiste per te hedhur poshte cdo arritje dhe per te nxire realitetin duhet kerkuar ne origjinen e fondamentalizmin komunist. “Ne emrin tuaj, i bej thirrje opozites, te heqe dore nga nihilizmi. Nihilizmi i ka rrenjet e veta ne fondamentalizmin komunist, totalitar, trashegimi e keqe e Partise Socialiste. Nuk mund te faktoj se kjo parti eshte e reformuar, duke mohuar nga mengjesi deri ne darke gjithcka pozitive qe zhvillohet ne kete vend”, u shpreh kryeministri gjate takimit te zhvilluar me banoret e Petreles. Ai ka theksuar se eshte paradoks qe keto qendrime vijne nga nje pjese e PS-se qe eshte e lidhur ngushte me biznesin. “Krahas ketij realiteti te qarte si drita e diellit, ekziston edhe Shqiperia tjeter, Shqiperia qe shihet nga kullat e Fidelit, ku nga xhamat zais, ajo duket e zeze sterre”, u shpreh Berisha. Duke i cilesuar zhvillimet e fundit ekonomike ne vend kryeministri Sali Berisha ka bere dhe apelin ndaj emigranteve qe te kthehen ne vendit e tyre, pasi ai tashme ofron me shume mundesi. Kryeministri permendi eksodin e madh te shqiptareve ne vitet ’90 duke u shprehur se ikja e tyre ishte nga mjerimi dhe skamja, ndersa sot eshte koha qe ata te kthehen. “Sot, vendi i tyre i fton ata te kthehen, sepse eshte nje vend ku jetohet mire, sepse kete vit, vendi i tyre merr me shume vizitore e turiste, sesa cka popullate, sepse jane hedhur baza te shendosha, te fuqishme qe, vitet qe vijne, zhvillimet te jene shume me te shpejta”, u shpreh kreu i qeverise. Kryeministri vleresoi se fal investimeve dhe masave te marre gjate viteve te fundit Shqiperia u be nje nga vendet, ku jetohet me mire. “Ne kete vend u shumefishuan potencialet ekonomike te qytetareve shqiptare, reformat e thella bene te mundur te shumefishohen investimet publike dhe private ne te kater anet e vendit, bene te mundur qe pasurite e medha te shnderrohen ne vlera per qytetaret shqiptare’, u shpreh Berisha. Nga ana tjeter kryeministri Sali Berisha, eshte ndalur dhe ne vleresimin qe kane bere mediat nderkombetare per cilesine e jeteses ne vend. Ai ka theksuar se vetem gjate pak viteve jane bere hapa cilesore te konfirmuar dhe nga media prezitgjoze. “Ju jeni informuar se si nje prej organeve me serioze i mediave boterore, pas nje studimi, ne te cilin ka angazhuar nobeliste dhe ekonomiste nder me te medhenjte, beri listen e 100 vendeve te planetit, ku jetohet me mire. Shqiperia, qe vetem 10 vite me pare renditej e 3-ta ne bote me shkallen me te larte te varferise dhe mjerimit, ne klasifikimin e ri renditet e 57 ne bote, per jetesen me te mire”, tha Berisha duke e vleresuar kete si nje arritje historike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›