E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti: Nuk ka shkelje per Kardhiqin Qamil Xhani

Ministri i Ekonomise dhe Energjetikes Dritan Prifti hodhi poshte dje te gjitha akuzat qe jane bere nga ana e opozites, per abuzime ne dhenin me koncesion te pasurive publike. Ne nje konference per mediat, ministri Prifti u shpreh se perpara se Partia Socialiste te beje akuza duhet te njihet me pare me dokumentet e institucioneve. “U detyrova te dal vete ne kete deklarate per shtyp dhe te bej publike nje kopje te kontrates koncesionare per 4 kompani, nje procedure qe zgjati per 2 vjet, nga viti 2007-2009 ku konstatoj se s’ka asnje problem ligjor. e cila eshte firmosur ne kete ministri ne 10 shtator 2009, nje kontrate e lidhur me disa kompani: Albania Alba Energy Plus, Impuls 95 sha, Placific Petrolium, Albania shpk, Art construsion shpk”, u shpreh Prifti. Kontrata koncensionare, sipas Partise Socialiste ka pasur te beje me lejen qe ka marre Arjan Tartari. Ministri Prifti theksoi se nuk ka asnje shkelje ligjore ne kete kontrate dhe se dhenia e saj eshte bere sipas procedurave. Madje ai theksoi se per kete kontrate koha e firmosje ka zgjatur me shume se normalisht, me qellim qe te kryheshin te gjitha procedurat. Ministri Priftit shperndau per mediat nje kopje te gjitha procedurave te ndjekura nga ana e ministrise per rastin qe denoncon Partia Socialiste. “Une ne syrin e nje eksperti nuk shoh asnje nxitim, asnje shkelje ligji ne kete kontrate. Koncesioni eshte vetem per nje kaskade dhe ka vetem nje licence”, tha Prifti. Duke folur per kontraten e dhenies me koncesion te hidrocentralit ne lumin Kardhiq, Prifti ka theksuar se kjo kontrate i eshte dhene nje konsorsiumi prej kater kompanish dhe jo nje kompanie te vetme sic pretendon Partia Socialiste. Nga ana tjeter ministri Prifit komentoi dhe deklaratat e PS-se per nje shkelje tjeter ne dhenin e koncesioneve per ndertimin e hidrocentraleve. Ai garantoi se nuk ka pasur asnje shkelje dhe se shume shpejt te gjitha procedurat dhe koncesionet qe jane dhene do te publikohen on-line ne fazen e Ministrise se Ekonomise. Por duke u ndalur ne akuzat e bera nga Partia Socialiste, Prifti shtoi se nuk eshte normale qe te akuzohen te afermit e politikaneve qe mund te kene biznese te ndershme. Ai e krahasoi kete metode te njejte me ate te kohes se komunizmit. “Nuk ka patur shkelje te ligjit nga asnje minister i djeshem apo i sotem ne lidhje me dhenien e koncensioneve. Te gjithe jane te lire per sipermarrje te cfaredo natyre, mjafton te zbatojne ligjin”, tha ministri Prifti dje per gazetaret. Ne kete linje, ministri Priftit ka theksuar se nuk mund te pengojme askend te lidhe nje kontrate sepse ka lidhje gjaku me nje zyrtar.
Kontrata
“Ka qene nje konsorcium prej kater kompanish qe ka marre kontraten e koncesionit per lumin Kardhiq. Une nuk shoh asnje nxitim, asnje problem me kete kontrate. Kjo eshte nje kontrate qe eshte negociuar me shume se kontratat e tjera”, u shpreh Prifti dje per mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›