Irani, teston një raketë re
Irani ka testuar përseri një raketë të re të tipit tokë-tokë me rreze të shkurtër veprimi.
Ministri iranian i mbrojtjes, Ahmed Vahid, ka thënë se raketa me emrin "Pushtim-110" e brezit të tretë, e ka kaluar provën e parë me sukses.
Sipas ministrit Vahid, raketa me një efikasitet të lartë goditës punon me lëndë djegëse të ngurtë. Irani ka provuar në 20 gusht një raketë të tipit tokë-tokë me rreze veprimi të mesme që punonte me lëndë djegëse të lëngshme. Irani zotëron raketë me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi që shkojnë në një rreze 2000 km.
Irani në vitet e fundit është duke i dhënë më shumë hapsirë industrisë së prodhimit të raketave duke e quajtur si shumë të rëndësishme për mbrojtjen e vendit