Importi i mallrave të akcizës 8.436 mln lekë

Importet e mallrave të akcizës në 6 muajt e parë të vitit 2009 arritën në 8.436 milionë lekë, duke rezultuar gati dy herë më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të viti 2005 kur u importuan 4.561 milionë lekë mallra akcize. Sipas të dhënave të fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, peshën kryesore në importin e mallrave të akcizueshme e zunë karburantet dhe vajrat e naftës. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2009 u importuan 2.271 milionë lekë karburante dhe vajra të naftës, që llogariten në 25 % të totalit të importeve. Akcizat përfaqësojnë tatime me nivele të larta tarifore mbi konsumin e një kategorie të caktuar mallrash dhe aplikohen kryesisht mbi produktet e dëmshme për shëndetin, mallrat që ndotin ambientin si dhe mallrat e luksit.
Në grup-artikujt kryesorë të taksueshëm me akcizë përfshihen nënproduktet e naftës, pijet alkoolike, birra, vera etj, duhani dhe nënproduktet e tij, kafeja, lëngjet e frutave dhe pijet freskuese si dhe artikujt e kozmetikës, parfumerisë e tualetit.