E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shiten 11.3 miliardë lekë bono thesari

Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave,përfundoi ankandin e radhës për shitjen e bonove të thesarit. Sipas Departamentit të Operacioneve Monetare pranë kësaj banke, në ankand janë shitur bono me maturim 3 dhe 12 mujor, që do të përdoren për bankat e nivelit të dytë dhe për Bankën e Shqipërisë. Vlera totale e shitur në ankand është mbi 11.3 miliardë lekë. Për bonot me maturim 12 mujor u pranuan 42 nga 43 kërkesat konkurruese të paraqitura. U kërkuan për shitje bono me vlerë 6,169,410,000 lekë dhe u shitën bono me vlerë 5,122,670,000 lekë. Yield-i maksimal i pranuar është 9. 29 % , yield-i minimal i pranuar është 9.16 % , yield-i mesatar i thjeshtë është 9.26% dhe ai mesatar i ponderuar është 9.27%.
Këto bono maturohen më 07.08.2010. Për bonot me maturim gjashtëmujor numri i kërkesave konkurruese të paraqitura, ishte 10 prej të cilave u pranuan 7 prej tyre dhe vlera e shitur shënoi 6,277,330,000 lekë nga 6,277,330,000 lekë që u kërkua . Ndërkohë që Yield-i maksimal i pranuar është 6.36 %, yield-i minimal është 6.28%, ai mesatar i thjeshtë është 6.32% dhe ai mesatar i ponderuar është 6.31%. Këto bono do të maturohen në 16.02.2010.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›