E Diel, 1 Nëntor 2026

“Importi i mbetjeve”, Mediu: S’jam kundër vendimit tw Kushtetueses, por krijohet precedent

06-03-2013 / Gazeta 55

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka reaguar sot në lidhje me vendimin e Kushtetueses për mbajtjen e Referendumit për mbetjet.
Gjatë një konference për mbrojtjen e mjedisit, Mediu u shpreh se ai nuk është kundër zhvillimit të Referendumit ndërsa ka shtuar me kërkesën e shfuqizimit të dy neneve rrezikohet liberalizimi i të gjitha mbetjeve.
“Nuk mund të diskutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk kam qenë kundër zhvillimit të referendumit për importin e mbetjeve. Do të vijojë importi i mbetjeve, derisa të zhvillohet referendumi. Shoqëria civile duhet të jetë më konsekuente për këtë çështje. Me kërkesën e shfuqizimit të dy neneve rrezikohet liberalizimi i të gjitha mbetjeve” tha Mediu.
Gjykata Kushtetuese i ka hapur dritën jeshile mbajtjes së një referendumi kundër importit të mbetjeve, pas kërkesës së paraqitur nga një grup ambientalistësh dhe aktivistësh të shoqërisë civile.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›