Raporti i DASH: Shqipëria jo vend prodhues i lëndëve narkotike

Raporti vlerëson punën e policisë për arrestimet e eksponentëve pjesë të rrjetit të drogës, ndërsa kritikon rëndë burokracitë e sistemit gjyqësor, duke evidentuar shkallën e ulët të atyre që janë dënuar
Shqipëria nuk konsiderohet vend prodhues i lëndëve narkotike, por vetëm si vend transit. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Strategjinë Ndërkombëtare për Kontrollin e Narkotikëve, specifikon se vendi ynë nuk është prodhues thelbësore substancash narkotike si kanabis, heroinë apo dhe kokainë. Raporti vlerëson punën e policisë për arrestimet e eksponentëve pjesë të rrjetit të drogës, ndërsa kritikon rëndë burokracitë e sistemit gjyqësor, duke evidentuar shkallën e ulët të atyre që janë dënuar.
“Megjithë rritjen e konfiskimeve, burokracia e rëndë edhe institucionet e dobëta gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit, dënimet rezultojnë të pakta” shkruan raporti.
Nga 726 arrestime, për 2012, prokuroria e krimeve të rënda ka nisur hetimet për 149, e ndërsa janë dërguar në gjykata vetëm 46 raste. Po sipas raportit gjykata e krimeve të rënda të shkallës së parë në vitin 2012 ka dhënë 56 dënime për trafikim të lëndëve narkotike.
Policia e Shtetit shqiptar, shkruan DASH tregon në statistikat për vitin 2012 rritje në kapjen dhe arrestimeve të personave që trafikojnë lëndë narkotike.
“Provat, sipas raportit, tregojnë se rrjetet e trafikimit mund të jetë duke përfituar nga aktivitetet e reduktuara policore në vendet fqinje, duke anashkaluar Shqipërinë, e cila ka shërbyer gjatë si një vend tranzit për në Evropën Perëndimore. Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të paligjshme, kimikate pararendës, apo drogave sintetike thuhet në raport.
DASH shkruan në raport se Shtetet e Bashkuara mbështesin reformën institucionale dhe përpjekjet për ndërtimin e kapaciteteve në fusha të tilla si menaxhimi i integruar i kufijve dhe reformën në sektorin gjyqësor.