E Shtunë, 31 Tetor 2026

Importuesit e mishit: Të hiqet çmimi i referencës

Shoqata e përpunuesve dhe importuesve të mishit ka kërkuar nga Administrata Doganore heqjen e çmimeve të referencës për këtë produkt. Kryetari i shoqatës, Alban Zusi, u shpreh se ky komunitet tashmë kërkon që tarifa doganore të paguhet në bazë të çmimit të paraqitur nga biznesi në faturën e mallit dhe jo atij të referencës. Ai kërkoi gjithashtu heqjen e taksës doganore prej 10% të lëndës së parë të nënprodukteve të mishit, pasi produktet e importuara po dëmtojnë konkurrencën në treg, sepse hyjnë me taksë doganore zero. Nga ana e tyre, përfaqësues të Administratës Doganore u shprehën se nomenklatura doganore e mallrave është e njëjtë me atë të Komunitetit Europian. Edhe pse shumë produkte ushqimore, si rezultat i ndikimit të krizës ekonomike pësuan rritje të çmimeve, ato të mishit ishin më stabël. Aktualisht, konsumi i mishit dhe i nënprodukteve të tij zë 22% të buxheteve të familjeve shqiptare

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›