Perurohet qendra e dhenave te censusit
Në një kohë kur na ndajnë vetëm 2 javë nga regjistrimi në terren i popullsisë, në Institutin e Statistikave, nis nga funksioni qendra e të dhënave të censusit.
Kjo qendër, është përuruar nga Kryeministri Sali Berisha, ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi si dhe përfaqësues të tjerë që do të bëhen pjesë e këtij procesi. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Berisha vlerësoi si më rëndësi të lartë procesin dhe deklaroi se shqiptarët do të përfshihen në të si qytetarë të lire.
Kryeministri Berisha nuk anashkaloi edhe nismën kundër këtij procesi, deklaroi se lëvizjet që janë kundër regjistrimit të popullsisë, bëhen për qëllime meskine personale.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, kërkoi që shifrat të jenë reale dhe sa më objektive pasi nga këto shifra varen shumë vendimmarrje.
Procesi i regjistrimit të popullsisë do të nisë në 1 tetor dhe do të zgjasë 3 javë.