Ministrat e Financave të BE-së konsultohen për krizën e borxheve
Lufta kundër krizës së borxheve është në qendër të takimit të ministrave të Financave të BE-së dhe drejtorëve të bankave në Poloni.
Fillimisht në Breslau ministrat e vendeve të eurozonës do diskutojnë mbi gjendjen kritike në Greqi dhe zbatimin e planit të kursimeve në Portugali dhe Irlandë, vende që po ashtu janë të varura nga ndihma që do t`ju jepet.
Në takimin e ministrave të Financave të 27 vendeve anëtare, merr pjesë për herë të parë edhe ministri amerikan i Financave, Timothy Geithner. Para takimit ai ka kërkuar më shumë përpjekje të Europës për të zgjidhur krizën e borxheve.