E Diel, 1 Nëntor 2026

Impotenca, Dani: Nje nga shkaqet kequshqyerja



Zbulimet e shkences, vite me pare, duket se po tashme po vertetohen me raste konkrete edhe ne vendin tone. Konsumimi i alkoolit, duhanit apo edhe llojeve te ndryshme te drogave po sjell pasoja edhe ne aktivitetin aktual te rinjve. Mjeket androloge, por edhe ata psikiater ndajne shqetesimin, se kohet e fundit eshte rritur ndjeshem numri i adoleshenteve dhe te rinjve, qe u drejtohen atyre, pasi nuk arrijne te kryejne dot marredhenie seksuale. Impotenca seksuale nuk po prek me vetem te moshuarit, por edhe moshat e reja. Sipas te dhenave te fundit, 13% e cifteve pa femije kane si shkak sterilitetin e partnerit. Ndersa ne studimet e bera ne Europe ku perfshijne edhe Shqiperine nga 10 meshkuj, 1 eshte impotent. Shkaqet emocionale mendohej te ishin te parat, ndersa mjeket sot argumentojne qe impotenca vjen si pasoje e mbipeshes, kequshqyerjes, kolesterolit, stresit dhe abuzimit qe bejne meshkujt me alkoolin duhanin e drogat. Pervec kesaj, andrologu Evin Dani thote se ne kete impotence deri ne sterilitet ndikon edhe konsumimi i mishit te bagetive, kur ketyre u behen injeksione per shtim te peshes. "Gjate ketyre 20 vjeteve kemi nje shtim te numrit te rasteve me impotence qe shkojne deri ne 13 per qind te cifteve, te cilet kane probleme te infertilitetit. Faktoret jane te ndryshem, por midis te tjerash mund te referohemi tek te dhenat e fundit te shkences qe kane te bejne me shtimin estrogjeneve, shtimin e nje hormoni ku njerezit mund t'i marrin nga menyra e te ngrenit", - ka pohuar Dani. Sipas tij, bagetite per t'i shtuar ne peshe u injektohet ky lloj hormoni qe sjell rritje e estrogjeneve. "Nepermjet ketij mishit, rritja e estrogjenikeve sjell uljen e numrit te spermatozoideve, dhe rrjedhimisht aftesine per te riprodhuar. E vetmja menyre e parandalimit te impotences apo sterilitetit eshte vizita qe duhet te bejne meshkujt qe ne moshen e pubertetit. "Ne keto raste te sterilitet duhet te vizitohet mashkulli tek andrologu dhe femra tek gjinekologu. Kjo pasi shume cifte per vite te tera mbeten pa femije, ndersa nuk vijne tek ne per t'u perballur me problemin", - ka pohuar Andrologu Evi Dani. Ky i fundit i ben apel meshkujve t`i drejtohen mjekut androlog qe ne shenjat e para, pasi ekzistojne medikamente qe permiresojne gjendjen shendetesore, duke ndikuar keshtu edhe zgjidhjen e nje sere konflikteve ne cift, qe vijne si pasoje e kesaj patologjie. Nga ana tjeter, mjeket konsiderojne si me shqetesues faktin e uljes drastike te moshes se meshkujve qe preken nga kjo semundje.

Mjeket raportojne per ulje te moshes

Sipas te dhenave te raportuara nga strukturat shendetesore mbi rastet e evidentuara, konfirmohet se, nese 20 vjet me pare komplikacionet e impotences seksuale shfaqeshin te moshat e rritura mbi 50 vjec, sot fatkeqesisht ky tregues ka zbritur ne kufij te konsiderueshem, duke u klasifikuar si nje shqetesim me vete. Kjo pasi te dhenat tregojne qe ne listen e te prekurve nga kjo semundje po shfaqen edhe moshat e reja 18 apo 20-vjecare. Sipas mjekeve, shume adoleshente kane edhe probleme psikike, nje pamundesi per te kryer deri ne fund nje marredhenie seksuale apo nje ankth i shtuar qofte edhe gjate fillimi te nje marredhenie me seksin e kundert", - thone mjeket. Crregullimet psikike qe ata shfaqin jane nga me te lehtat deri ne me ekstremet, si per shembull nga ankthi, deri dhe depresionet e formave me te renda.

Meshkujt nuk e njohin andrologun

Mjeku androlog Evi Dani pohon se eshte me se e vertete qe per shume meshkuj mjeku androlog eshte nje fjale e padegjuar. Madje, edhe kur disa prej meshkujve mesojne se ekziston nje mjek qe merret me problemet gjenitale te tyre, e keqinterpretojne kete profesion, duke e ngaterruar me ate te gjinekologut. "Shume meshkuj, madje edhe kur kane nje nivel arsimor te mire, nuk e njohin kete specialitet. Kur disa prej tyre vijne ne ambulancen tone, me pyesin nese jam une gjinekologu i meshkujve", - thote mjeku androlog Evi Dani. Duket se vetem halli i con meshkujt ne deren e mjekut androlog. Kultura e te vizituarit, qofte edhe per te ditur se sa te shendetshem jane organet gjenitale te tyre, nuk ekziston.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›