E Diel, 1 Nëntor 2026

QKR: Janar-prill, 5824 biznese te reja

Bizneset e reja qe po hapen ne Shqiperi, pervecse jane me te shumta se ato qe mbyllen, po figurojne ne rritje edhe nga viti ne vit. Ky perfundim del nga te dhenat me te fundit te publikuara nga Qendra Kombetare e Regjistrimeve (QKR), sipas te cilave, vetem ne 4 muajt e pare te ketij viti numerohen 5824 biznese te reja te hapura. Kujtojme ketu, se ne te njejten periudhe te nje viti me pare, kjo shifer ka qene 5566 te tilla. I bie qe gjate muajve janar-prill 2012, te jene regjistruar saktesisht 258 biznese me shume, me nje rritje ne nivelin prej 4.6%. Nga ana e tij, ne nje prononcim per mediat, nendrejtori i QKR-se, Raimond Cimbi eshte shprehur se prirja e regjistrimeve eshte me e larte, krahasuar me prirjen e cregjistrimeve. Ne kete kuader, mendohet qe te kete ndikuar kthimi i nje mase te konsiderueshme te emigranteve shqiptare nga Greqia, te cilet kane preferuar te ngrene sipermarrje ne vendin e tyre. E pare ne kete kendveshtrim,. Duket se kriza ekonomike financiare qe ka perfshire vendet e rajonit, nuk ka ndikuar negativisht ne Shqiperi, lidhur me treguesin e nxitjes se sipermarrjeve te lira. E kete dukuri, pervecse e kane theksuar shume raporte nderkombetare, se fundmi e vertetojne edhe shifrat e ofruara nga Qendra Kombetare e Regjistrimeve per ecurine e hapjes se bizneseve te reja ne vendin tone. Nga ana tjeter, perfaqesuesi i ketij institucioni, ka permendur faktin, se nje numer i konsiderueshem i sipermarresve qe kane hapur nje biznes te ri ne vendin tone gjate 4 muajve te pare te ketij viti, kane qene te huaj. Nje tjeter fakt, ky qe flet per terheqjen e investitoreve nga jashte drejt vendi tone. Dukuri kjo e cila eshte shpjeguar nga autoritetet e larta shqiptare, me efektin pozitiv te reformave te ndermarra nga qeveria ne kuadrin fiskal dhe ate te ekonomise vendase ne teresi. Nderkaq, ligji i ri per reformen ne regjistrimin e biznesit, ka hyre ne fuqi nga Parlamenti ne vitin 2007 dhe parashikonte themelimin e Qendres Kombetare te Regjistrimit (QKR) si nje institucion te ri publik ne nivel qendror. Kjo reforme u interpretua edhe nga institucionet e huaja nderkombetare si nje hap domethenes ne programin e qeverise per permiresimin e klimes se biznesit ne Shqiperi. E kjo fale disa perfitimeve te rendesishme qe ajo ofron, si per bizneset shqiptare, edhe per investitoret e huaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›