E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohja e diplomave, MASH ndryshon procedurat Luljeta Ndoka

Ndryshojne procedurat per njohjen e diplomave, te leshuara nga institucionet e huaja te arsimit te larte. Ministri i Arsimit dhe Shkences, Myqerem Tafaj, ka firmosur nje udhezim te ri, ne funksion te atij te vitit 2009, duke i bere edhe disa perforcime, qe konsistojne kryesisht ne masat e sigurise. Keshtu, sipas udhezimit, dosja e aplikimit do te permbaje Formatin e aplikimit te plotesuar diplomen ose certifikaten, apo vertetimin e diplomimit, listen e notave ose suplementin e diplomes, nje dokument zyrtar identiteti dhe mandat-pagesen. Ndersa ne udhezimin e vjeter percaktohej se keto dokumente duhet te jene me perkthim te vertetuar, tashme ne kuader te masave te sigurise, kerkohet qe per shtetasit e huaj, keto dokumente duhet te jene te perkthyera ne gjuhen shqipe nga perkthyer te licencuar, si dhe te noterizuara. Nga ana tjeter, diploma dhe lista e notave duhet te jene te pajisura me vulen apostile. Ne rastet kur kjo vule mungon, sipas sektorit te njohjes se diplomave, kryhen verifikimi me poste, faks ose e-mail me institucionin e arsimit te larte ku eshte kryer kursi i studimeve. Nga ana tjeter, nje ndryshim jo te vogel permban edhe pika 3,4 e udhezimit, sipas se ciles, komisioni kur ka dyshime mbi vertetesine e diplomes, pezullon menjehere proceduren e njohjes dhe percakton afatet dhe masat per mbylljen e procedures. Nga ana tjeter, sipas udhezimit me te fundit te Ministrise se Arsimit, pika 4,4 ka vendosur qe te shtoje te dhenat ne dokumentin e njohjes. Kesisoj, ne deshmine e njohjes me pare shenoheshin vetem vitet e studimit, profili i diplomes dhe ndonje drejtim sekondar. Por, me udhezimin e ri, formati i vertetimit te njohjes dhe njehsimit ka edhe nje shtojce, qe permban nje sere elementesh. Behet fjale per emrin, atesine dhe mbiemrin e kandidatit, institucionin e arsimit te larte qe ka leshuar diplomen, shteti perkates, kohezgjatja e programeve te studimit, titulli i diplomes, emertimi i programit te studimeve te kryera, shoqeruar me kreditet ECTS, ne ato raste kur eshte e mundur qe keto te percaktohen ne baze te te dhenave te suplementit te diplomes, ose listes se notave. Nderkaq, ne suplementin e vertetimit te njohjes shenohet edhe njehsimi i diplomes perkatese te leshuar ne baze te ligjit te arsimit te larte, i ndryshuar.

Certifikatat qe do te njihen nga MASH

Udhezimi, shtohet spektri i diplomave qe njihen

Udhezimi i fundit ka shfuqizuar germen d te pikes 1 te udhezimit te meparshem, i cili nuk lejonte njohjen e disa llojeve te diplomave dhe vertetimeve. Kjo do te thote se ato do te mund te njihen tashme nga Ministria e Arsimit. Keshtu, duke filluar nga hyrja ne fuqi e udhezimit, Ministria e Arsimit dhe e Shkences do te mund te njohe nje kategori te ndryshme kursesh dhe vertetimesh. Behet fjale per diploma dhe kualifikime te fituara nga institucione te akredituara ne Republiken e Shqiperise, kurse studimi te paplotesuara; keto shqyrtohen nga Institucioni i Arsimit te Larte, ku aplikanti kerkon te vijoje/perfundoje studimet, ne perputhje me statutin/rregulloren e tij, certifikata per kurse te vetme si gjuhe e huaj, kompjuter etj., diploma ose certifikata leshuar nga institucione te huaja qe nuk kane legjitimitetin e duhur, dokumentet qe nuk jane origjinale apo te njevlefshme me to, diploma ose certifikata te fituara ne shkolla te larta ushtarake, perjashtuar diplomat per drejtime civile te studimeve, diploma dhe certifikata te fituara ne shkolla te larta fetare, perjashtuar diplomat per drejtimet civile te studimeve.

Ishte:

1-Dokumentet ishin me perkthim te vertetuar

2-Kur komisioni kur ka dyshime mbi vertetesine e diplomes, njofton Ministrin e Arsimit. Komisioni vendos se si do te veprohet

3-Vertetimi i njohjes permbante vetem titullin e studimit dhe profilin e diplomes

4-MASH nuk njihte diploma dhe kualifikime te fituara nga institucione te akredituara ne Republiken e Shqiperise, kurse studimi te paplotesuara; keto shqyrtohen nga Institucioni i Arsimit te Larte, ku aplikanti kerkon te vijoje/perfundoje studimet, ne perputhje me statutin/rregulloren e tij, certifikata per kurse te vetme si gjuhe e huaj, kompjuter etj., diploma ose certifikata leshuar nga institucione te huaja qe nuk kane legjitimitetin e duhur, dokumentet qe nuk jane origjinale apo te njevlefshme me to, diploma ose certifikata te fituara ne shkolla te larta ushtarake, perjashtuar diplomat per drejtime civile te studimeve, diploma dhe certifikata te fituara ne shkolla te larta fetare, perjashtuar diplomat per drejtimet civile te studimeve.

Behet:

1-Dokumente duhet te jene te perkthyera ne gjuhen shqipe nga perkthyer te licencuar, si dhe te noterizuara

2-Diploma dhe lista e notave duhet te jene te pajisura me vulen apostile. Ne rastet kur kjo vule mungon, sipas sektorit te njohjes se diplomave, kryhen verifikimi me poste, faks ose e-mail me institucionin e arsimit te larte ku eshte kryer kursi i studimeve

3-Kur komisioni kur ka dyshime mbi vertetesine e diplomes, pezullon menjehere proceduren e njohjes dhe percakton afatet dhe masat per mbylljen e procedures

Formati i vertetimit te njohjes dhe njehsimit ka edhe nje shtojce, qe permban nje sere elementesh. Behet fjale per emrin, atesine dhe mbiemrin e kandidatit, institucionin e arsimit te larte qe ka leshuar diplomen, shteti perkates, kohezgjatja e programeve te studimit, titulli i diplomes, emertimi i programit te studimeve te kryera, shoqeruar me kreditet ECTS, ne ato raste kur eshte e mundur qe keto te percaktohen ne baze te te dhenave te suplementit te diplomes, ose listes se notave

4-MASH tani i njeh te gjitha llojet e vertetimeve dhe kurseve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›