E Shtunë, 31 Tetor 2026

Improvizoi pengmarrjen, 20 ditë burg

20 dite burg vendoi gjykata e Tiranës per 28 vjecarin, Elton Sutermani, i cili 2 dite me pare improvizoi me nje arme jo te vertete, te merrte peng nje shitese ne nje prej dyqaneve te kompanise “Vodafone”. Prokurori i ceshtjes, Shpetim Kurti, duke iu referuar deshmive te marra pas ngjarjes, kerkoi afatin 20 ditor, per te kryer ekzaminimin psikit te 28 vjecarit.

Burimet e policise se Tiranës konfirmuan pas ngjarjes se i arrestuar Sutermani, kishte shfaqur shenja te crregullimeve mendore gjate marrjes se deklarimeve. Te njejten gje konfirmoi ne polici edhe shitesja e dyqanit, te cilen ai tentoi ta merrte peng.

Ajo ka pohuar se në momentin kur personi ka hyrë me armë zjarri në dyqan, ai ka folur përçart pa qenë i qartë se çfarë kërkonte.

Ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 11:30 ndërsa autori i “pengmarrjes” Elton Sutermani, me nje arme qe rezultoi se ishte loder improvizoi nje pengmarrje, tentative qe e coi ne pranga.

Denada Shkodrani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›