E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani mbledh KLD-së për të zgjedhur nënkryetarin

 Ky post ka mbetur vakant që pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut, në fillim të shkurtit të këtij viti.

Që prej asaj kohe, KLD-ja nuk ka mundur të zgjedhë nënkryetarin, për shkak të konfliktit midis Ministrisë së Drejtësisë dhe ish-Presidentit, Bamir Topi, i cili pat propozuar Ilir Mustafajn, por kandidatura u kundërshtuar nga ministri Eduard Halimi. Pas shkarkimit të Spahiut nga një komision hetimor parlamentar për veprimtarinë e tij, mazhoranca zgjodhi Elvis Cefën në këtë post, i cili është edhe kandidatura kryesore për të qenë nënkryetar i KLD-së.

Demokratët kanë insistuar që nënkryetar i këtij institucioni të jetë një nga anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë. Një nga tre anëtarët e zgjedhur nga deputetët, është edhe Cefa, gjithashtu anëtar i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. I zgjedhur nga Kuvendi është edhe Neshat Fana, gjithashtu një nga kandidaturat e mundshme për të zëvendësuar Spahiun në postin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.  /Start/

                                                                                             2012-08-04 10:21
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›