E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtimi i mishit në rrugë, përmirësohet situata në F.Krujë-Milot

Pas urdhrit të kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e fundit të qeverisë për ti dhënë fund tregtimit të mishit në rrugë dhe jashtë kushteve higjeno-sanitare, duket se situata ka nisur të përmirësohet.
 

Në një prej zonave më problematike, sic është aksi Fushë Krujë-Milot vetëm pak ditë pasi Kreu i Qeverisë dha urdhërin për të mos lejuar që rrugët të kthehen në thertore, kanë nisur masat e para me mbylljen e aktivitetet e paligjshme të tregtimit të mishit jashtë standarteve.
 

Konsumatorë dhe përfaqësues të këtyre aktiviteteve thonë se në kushtet e krijuara gjatë këtyre ditëve produkti i mishit është më i sigurt se më parë, që mbulohej nga pluhuri dhe insektet.
 

Ne autostraden Fushe Kruje-Milot e Fushë Krujë-Lac operonin 17 pika shitje të tregtimit të mishit në rrugë. Pas urdhërit të Kryeministrit inspektorë të Ministrisë së Bujqësisë dhe ato të Mjedisit kanë kryer kontrolle në zonat më problematike për të marrat masat e nevojshme.
 

Shefi i Qeverisë ka paralajmëruar masa ndëshkimore për pushtetin vendor, Inspektoratin e Shendetit Publik, të Autoritetit te Sigurise Ushqimore, Inspektoratit te Mjedisit, nëse nuk shmanget ky fenomen.

 
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›