Imuniteti Berisha akuza PS-se Monopolizuat hapesirat e ndertimit Madhesia e germave Suela Topi 25/02/2011 181400

Berisha Kupola juaj ka 1 milion meter katrore ndertime. Rama blen shaganin 230 mije euro bastunin 12 mije euro dhe thote qe jeton me 3 mije euro
Kufizimi i imunitetit te deputeteve dhe ndryshimi i rregullores se Kuvendit ishin ne qender te debateve te djeshme ne seance parlamentare. Per ore me radhe ligjvenesit demokrate e socialiste dhane argumentet e kunderargumentet e tyre per keto ceshtje. Kreu i qeverise Sali Berisha gjate fjales se tij ne Parlament theksoi se mazhoranca eshte e vendosur te heqe imunitetet dhe ftoi edhe opoziten te beje te njejten gje. Por - theksoi ai - ligjvenesit socialiste nuk pranojne heqjen e imunitetit sepse ne kete menyre nuk do te mbronin dot aferat e kryetarit te tyre. Per te faktuar keto akuza ai iu drejtua ligjvenesit socialit Fatmir Xhafaj duke e akuzuar ate per nje sere ndertimesh ne Pogradec ne shkelje te ligjit. Kreu i qeverise theksoi me tej se nese opozita dorezon ne Kuvend ndryshimet Kushtetuese per kete ceshtje ai eshte i gatshem ti votoje ato.
Berisha deputeteve te PS-se Po mbroni aferat e Rames
Kreu i qeverise Sali Berisha akuzoi ne Kuvend deputetet e PS-se te cilet nen udheheqjen e Edi Rames kane monopolizuar hapesirat e ndertimit. Kjo sipas Kryeministrit eshte nje nga arsyet perse Partia Socialiste nuk do te votoje nismen e saj per kufizimin e imunitetit.
Kupola juaj ka 1 milion meter katrore ndertime. SHPK-ja socialiste nuk mund te dale kunder vetvetes. Vetem Fidel Ylli ka 87 mije meter katrore siperfaqe ndertimi sepse Besnik Sula qe bleu truallin ne mes te Tiranes me 100 euro ka 82 mije meter katrore ndertimi sepse Dashi bashke me Ilir Maten kane 42 mije meter katrore ndertimi sepse Sadri Abazi ka 73 mije Arian Leska 61 mije Dondollaku 145 mije etj. Pastaj eshte kryetari qe blen shaganin 230 mije euro dhe bastunin 12 mije euro dhe thote qe jeton me 3 mije euro. Keto sjane gje sepse eshte 20-perqindeshi qe shkon ne 100 milione euro. Ju svotoni dot sot pasi dy kompani moren 70 per qind te lejeve te ndertimit - deklaroi Kryeministri Berisha. Me tej Berisha akuzoi deputetin socialist Fatmir Xhafaj. Fatmiri i Enverit paraqiti ketu apologjine e korrupsionit. Duhet ti them zotit deputet se sot per kete parlament ky eshte nje nga vendimet e tij me te rendesishme ne 20 vitet e fundit. Ne rast se kjo do te ishte bere me kohe nuk do te kishe ndertuar pallatet qe i kane zene gjolin Pogradecit nuk do te kishe marre dot pishinat dhe ndaje parate me kryetarin tend. Ne rast se do te ishte bere me kohe ky vendim nuk do te ishte shnderruar dot partia jote ne nje SHPK ku 80 per qind e lejeve te ndertimit u jepen vetem dy kompanive. Nuk do te mund te ndodhte kurre qe te merreshin leje per te ndertuar qyteza me 52 pallate me Delijorgjin. Nuk do te mund te ndodhte kurre qe ketu te uleshin perfaqesuesit kryesor te klaneve te droges - deklaroi Berisha. Sipas tij nuk do te mund te ndodhte kurre qe ne 8 vite tu vidheshin taksapaguesve shqiptare 1.4 miliarde dollare ne vit sic ka ndodhur gjate qeverisjes socialiste. Nuk do te mund te ndodhte kurre qe te shiteshin dhe te bliheshin vendet dhe postet sic thone raportet e Bashkimit Evropian nga 100 deri ne 300 mije euro te organet e rendit dhe organet e tjera. Une prisja qe ju ta mbeshtesnit kete vendim te pakten per te deshmuar se jeni te gatshem per tu shkeputur nga nje e shkuar. Por nga ajo qe pame me 21 janar si force e drurit dhe e gurit e hurit dhe e zjarrit ju e keni shume te veshtire te dilni nga ajo guace ne te cilen jeni ruajtur dhe mbrujtur - tha ai duke shtuar se nuk do te kufizohet asnje e drejte e opozites. Ne ju kemi respektuar ju dhe do tju respektojme ne menyre te padiskutueshme por cdo respekt cdo e drejte do te jete ne perputhje me ligjet e ketij vendi dhe me Kushtetuten - tha ai. Kreu i qeverise theksoi se opozita do te ishte me e besueshme nese do te kishte dorezuar mendimin e Kushtetutes. Ju zoterinj qe sot beni apologjine e korrupsionit do te ishit plotesisht te besueshem ne cdo fjale ne rast se do te kishit depozituar nenin per ndryshimin e Kushtetutes oferte te cilen jua beme nje jave me pare dhe serish eshte oferte e hapur. Ne momentin qe ju do te hartoni nenin per ndryshimin e Kushtetutes une rezervoj te drejten tju falenderoj me mirenjohje para shqiptareve. Jo se une nuk e di se cfare perfaqesoj por sepse kete me imponojne interesat e qytetareve shqiptare dhe ato mbizoterojne gjithmone mbi mua - u shpreh Kryeministri duke shtuar Ne rast se nuk mbroni pallatet dhe qytezat me imunitetin tuaj sill nenin te ndryshojme ligjin ne Kushtetute. I keni votat tona te gjitha nje me nje. Ai kujtoi nje deklarate te Rames para 3 vitesh per ndryshimin e Kushtetutes. Kam nje deklarate ketu te kryetarit tuaj me 8 maj 2008 date qe koincidon dhe me diten e disfates qe do te pesoje ku betohet dhe perbetohet se eshte i gatshem per cdo ndryshim kushtetues. Jua propozuam me dhjetera here kur beme ndryshimet kushtetuese por vetem ate nuk e pranoi kurre sepse nuk i leshoi dot pallatet se cdo pallat eshte nje buxhet per ju - u shpreh z. Berisha. Kryeministri akuzoi me tej deputete te PS-se edhe per organizim te pucit te 21 janarit ku ka publikuar disa dokumente qe sipas tij i zoteron prokuroria dhe vertetojne SMS-te me te cilat deputetet e PS-se kane nxitur protestuesit. Hetimi do te behet. Shoqja e bulevardit do qe ta pengoje ju doni ta pengoni por skeni per ta penguar. Ju pengoni hetimin e organizatoreve sepse pas viktimave fshihen organizatoret qe fshiheshin ne lokalin e Fidelit dhe jepnin urdhra per hapjen e dyerve te Kryeministrise. Qendrojne ata qe nga kulla ku ishin mbyllur shperndanin shishet Molotov prandaj ju keni tmerr nga hetimi i organizatoreve. Por do te hetohet do kete nje hetim te plote - eshte shprehur Berisha. Kreu i ekzekutivit i kerkoi PS-se pjesemarrje ne zgjedhjet lokale duke dhene garancine e tij per mbarevajtjen dhe transparencen e tyre.
Berisha Klosit Doje 200 mije te vdekur per Ramen ne pushtetKryeministri Sali Berisha denoncoi dje ne sallen e Kuvendit deputetin Blendi Klosi per deklaraten e tij se ishte i gatshem edhe per 200 mije te vdekur qe kryetari i partise se tij te vinte ne pushtet. Por Berisha shkoi edhe me tej kur i kujtoi atij lidhjet familjare me diktaturen komuniste konkretisht rastin e xhaxhait Bilbil Klosi. Sot ne kete salle ju zonja kryetare organizuat nje ceremoni nderimi per 22 intelektuale te shquar te kombit qe perfaqesojne softin dhe kulturen e tij perendimore te cilet nje nate te zeze 60 vjet me pare i ekzekutoi pa gjyq Hitleri i shqiptareve. 60 vjet me pare byroja famekeqe e kryesuar nga Enver Hoxha do te mblidhej dhe do te firmoste pushkatimin e tyre nje dite pasi ata ishin ekzekutuar - deklaroi z. Berisha. Ate dite te zeze te kombit - shtoi ai - do te gjendej nje burre qe do te pranonte cdo sakrifice por jo firmen e tij mbi nje nga dokumentet me kriminale mbi nje deshmi me flagrante te krimeve kunder njezimit. Ish-minister i drejtesise Manol Kolomi. Ne vend te tij do te vinte firmen nje xhelat tjeter qe do ti zinte vendin dhe karrigen ai quhej Blendi Klosi me falni Bilbil Klosi xhaxhai i parafolesit i cili u shperblye me ate detyre per firmen qe vendosi ne vend te Manolit. 60 vjet me vone dhe vetem dy dite me pare nipi i tij ne nje debat televiziv do deklaronte se ishte i gatshem edhe per 200 mije te vdekur qe kryetari i partise se tij te vinte ne pushtet. Kjo eshte pergjigja ime per Klosin dhe Klosaret - u shpreh Kryeministri. Reagimi i Berishes erdhi si kunderpergjigje ndaj akuzave te deputetit Klosi per vrasjen e 4 demonstruesve ne demonstraten e 21 janarit. Replikat mes tyre cuan edhe ne nderprerjen e seances per disa minuta.