Imuniteti, Meta: Opozita ta votojë më 6 gusht

Duke shprehur edhe një herë votën pro heqjes së imunitetit me 6 gusht, kreu i LSI Ilir Meta ftoi opozitën që të bëhet pjesë e maksimalizimit të marrjes së statusit të vendit kandidat. Duke folur për gazetarët Meta tha se duhet bërë të gjitha përpjekjet që kjo çështje të marrë zgjidhje sa më shpejt.
“Janë të gjitha mundësitë që më datën 6 gusht të mund të realizohet votimi për heqjen e imunitetit. Ne do të mbështesim variantin më të mirë të mundshëm. Është e rëndësishme që të gjendet një zgjidhje për heqjen e imunitetit. Propozimet e LSI-së kanë pasur për qëllim të shtyjnë procesin e imunitetit përpara” theksoi Meta.
Meta i bëri komentet për imunitetit pas një tryeze për arsimin organizuar nga LRI ku janë shprehur disa ide të reja për përmirësimin e Maturës shtetërore. Sipas LSI është koha që ti jepet më shumë prioritet mesatares së maturës duke e vënë më shumë në eficencë.
Ekspertët në fushën e arsimit të LSI kanë dhënë disa opsione të cilat do të serviren shumë shpejt edhe si inisiativa konkrete për arsimin në Shqipëri.