E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ali Podrimja, gjeniu i poezisë moderne

Kryeministri Berisha ka vlerësuar figurën e poetit Ali Podrimja I cili ndërroi jetë dy ditë më parë në Francë. Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha e cilësoi poetin Podrimja si gjeniun e poezisë dhe themeluesin e poezisë modern shqiptare
 

“Javën që kaloi kombi shqiptar humbi letrat dhe mendimin intelektual. Bota e dijes humbi njërin prej personaliteteve, humbi princin e poezisë shqiptare poetin Ali Podrimja. Ai ishte gjeniu i poezisë dhe këngës së këtij kombi që themeloi poezinë moderne të shqiptarëve. Një komb me trashëgimi të shkëlqyer letrare, poetike dhe folklorike pati tek ky burr i madh themeluesin e poezisë së tij moderne. Cilido që lexon Ali Podrimën gjen tek ai Naimin me aspektet e tij, Çajupin, Fishtën, Nolin dhe gjen të gjithë klasikët e letërsisë sonë” tha Berisha.

vijon..
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›