Rama: Nuk e arnojmë Kushtetutën në gusht
TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka deklaruar prerë se forca që drejton nuk do të bëjë arnimin e Kushtetutës në gusht, pwr cwshtjen e imunitetit, për të bërë, sipas tij të tjera arnime në shtator.
Deklarata e Ramës u bë pas takimit të zhvilloi me ambasadorin e SHBA-së, Aleksandër Arvizu. Rama ka përsëritur atë që ka thënë që në krye të herës, se PS është pro kufizimit apo heqjes së imunitetit, por ka bërë apel për konsensusin e një paketë më të plotë për reformimet kushtetuese që të përfshinë edhe sistemin e drejtësisë.
Imuniteti duhet të kufizohet dhe ndryshimet e Kushtetutës imponojnë një proces që opozita do e zhvillojë me përgjegjshmëri të plotë deri në fund. Ne nuk kemi vendosur kushte dhe as bëjmë pazar me këtë proces, ne kemi paraqitur një vizion të bindur se vendit i duhet reformë kushtetuese në funksion të forcimit të drejtësisë dhe rritjes së luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. PS e vendosur për heqjen e imunitetit, nuk arnojmë kushtetutën në gusht dhe të bëjmë arnime të tjera të shtator- tha ai.