Imuniteti, Tahiri: Më parë dialog konstruktiv për propozimet e PS

Nëse seanca e sotme parlamentare do të karakterizohet nga skenari i paralajmëruar nga mazhoranca atëherë nuk pritet të kemi gjë tjetër, vetëm dallim të dy vizioneve. Kështu ka paralajmëruar deputeti i PS, Sajmir Tahiri, duke theksuar se nëse Kryeministri i vendit nuk pranon dialog konstruktiv për propozimet e PS, seanca e sotme do të jetë vetëm një hap pas për zhvillimet e vendit.
“Është provë e plotë që Kryeministri nuk e ka vërtetë për luftën e korrupsionit, ne nuk merremi me problemet e Kryeministri,t por me cështje reale sic është edhe kufizimi i imunitetit , pavarësinë e institucioneve. Nëse ndiqet i njëjti skenar, seanca e sotme do të jetë dallimi i dy vizioneve të ndryshme. Nëse Kryeministri do ti kthehet një dialogut konstruktiv, atëherë mund të ecim një hap para, në të kundër s`do të ketë asgje tjetër vetëm një hap pas” tha ai.
Deputeti Tahiri theksoi gjithashtu për Ora News se data 6 gusht ishte një datë e përcaktuar në mënyrë të njëanshme dhe se nuk mund të ketë ndryshime të befta të Kushtetutës së vendit.
“Nuk është rënë dakord në konferencën e kryetarëve për datën 6, nuk mund të ketë ndryshime të befta të Kushtetutës dhe në gusht dhe në shtator, jo vetëm për cështjen e korrupsionit, por dhe eficencën e sistemit drejtësisë. 6 gushti u kthye në luftë politike për konsum të Kryeministrit, ne kërkojmë vullnet real për luftën kundër korrupsionit” u shpreh Tahiri.