E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ofensivë qeveritare në Damask

Qeveria e drejtuar nga Bashar al Asad, ka ndërmarrë sot një ofensivë në kryeqytetin e vendit në Damask, për të shtypur çdo rezistencë, përkundër nisjes së muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka zgjatur edhe për 30 ditë mandatin e misionit vëzhgues të OKB-së në Siri. Nga ana tjetër, mijëra civilë vazhdojnë karvanin pafund të ikjes në drejtim të Libanit dhe Irakut për të shpëtuar nga reprezalja qeveritare. Ka arritur në rreth 470 numri i viktimave vetëm dy ditët e fundit, ndërsa mbi 5 mijë të vdekur janë regjistruar që nga fillimi i konfliktit vitin e kaluar.

Forcat mbështetëse ndaj presidentit e kanë rimarrë kontrollin ndaj një lagjeje të Damaskut, ndërsa luftimet po vazhdojnë në lagjet e tjera. Përleshje të kryengritësve me trupat e qeverisë ka pasur edhe në qytetin Alepo, një ditë pasi kryengritësit e kishin marrë kontrollin ndaj pjesës më të madhe të vendkalimeve kufitare për në Irak dhe Turqi.

Shefi i sigurisë së Asadit, Hisham Ihtijar, ka vdekur dje nga plagët e sulmit të së mërkurës, nga i cili u vranë tre bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit Asad. Vendi i ndodhjes së Asadit mbetet i panjohur. /Start

                                                                                             2012-07-21 13:56
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›