Imuniteti, Rama:Të nisë me heqjen e taksës së sheshtë

Jemi pro imunitetit nëse hy hap nis me heqjen e takses se sheshte, me te cilen e nisi dhe Sllovakia. Ky ka qenë reagimi i kreut të PS-se, Edi Rama ne rrjetin social Twitter pas thirrjes se PD per te ndjekur shembullin e Sllovakise per heqjen e imunitetit.
“Te marrim shembull nga e majta sllovake thote KM:-)Dakord jemi, e nisim me heqjen e takses se sheshte! Kjo ishte e para gje e tyre sa fituan! Sa per integrimin PS ka bere e do beje gjithcka duhet, po korrupsioni, krimi, lemshi me pronat, rrenimi administrates jane deshtimet e qeverise!”- shkruan Rama.
Sipas tij, Berisha akuzon opoziten se e pengon te luftoje korrupsionin, te rrise punesimin e te ule varferine.
“Ah, po rritet deshperimi e pesimizmi ne Shqiperi pohon Saliu! E fajin e paska opozita qe KM s`di te qeverise po vetem te grabise e rrenoje!”- shkruan Rama.
Para tre ditësh këshilli i legjislacionit në Kuvend miratoi draftin e përbashkët PD-PS për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë.