PD: Rama, mos u bë pengesë e integrimit të vendit

Nëpërmjet zëdhënësese së saj, Silvi Bardhi, PD-ja iu drejtua liderit të opozitës “të lejojë grupin e tij që të votojë ligjin e miratuar me konsensus të plotë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për heqjen e imunitetit, si një interes jetik i çdo qytetari shqiptar”.
Në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi, tha se Partia Demokratike fton z. Rama të shndërrojmë datën 6 gusht në një ditë të bardhë për çdo shqiptar, duke hequr imunitetin dhe shembur me votën tonë murin e zi të korrupsionit që nuk lejon Shqipërinë të marrë statusin e vendit kandidat.
“Partia Demokratike fton kryetarin e Partisë Socialiste të mos bllokojë nesër heqjen e imunitetit për zyrtarët e vendit duke bllokuar kështu statusin e vendit kandidat, por të lejojë deputetët e Partisë Socialiste që me votën e tyre të shndërrojnë 6 gushtin në një fitore të vërtetë për të gjithë shqiptarët, përfaqësuesit dhe forcat e tyre politike”, tha Bardhi.
Më tej, Bardhi shtoi: “Duke bllokuar nesër heqjen e imunitetit, z. Rama ju thotë qytetarëve shqiptarë se ai do të bllokojë për të tretin vit marrjen e statusit të vendit kandidat, duke besuar se kështu dëmton qeverinë, ndërsa në të vertetë ai para së gjithash shkelmon ëndrrën europiane të të gjithë shqiptarëve.
Duke ftuar dhe njëherë z.Rama të mos bllokojë nesër heqjen e imunitetit, Partia Demokratike garanton shqiptarët se asgjë nuk do të pengojë verdiktin e tyre për rrëzimin e murit të korrupsionit me votën e tyre të lire”, përfundoi ajo./Start/
2012-08-05 17:18