E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti i 3 deputetëve të PS, mblidhet Këshilli

TIRANE- Nje dite pas kerkeses zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme per heqjen e imunitetit te tre deputeteve te PS-se, ne kuader te hetimeve per 21 janarin, mblidhet sot ne Kuvend Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve.

Keshilli do te nise procedurat per heqjen e imunitetit të 3 deputetëve socialistë, Besnik Baraj, Taulant Balla dhe Tom Doshi.

Duke deklaruar zhvillimet e fundit te hetimeve, kryeprokurorja Ina Rama deklaroi se eshtë e nevojshme hetimi i disa deputetëve, të cilët gjatë protestës krijojnë dyshime se me vepimet e kryera kanë organizuar dhunë. “Kështu Besnik Bare, Taulant Balla dhe Tom Doshi do hetohen për organizim dhe pjesmarrje në tubim të dhunshëm,- bëri me dije dje kryeprokurorja Ina Rama.

Pas saj, deputeti socialist, Sajmir Tahiri shprehu ne emer te PS-se, gatishmerine per cdo procedure ligjore, lenien e imunitetit per deputetet e kerkuar, por ka shtuar se kjo do te jete e pakuptimte, nese ne hetime nuk perfshihen edhe kreu i qeverise, Sali Berisha dhe  ish ministri i Brendshem, Lulzim Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›