Rrahin pedagogun, njëri arrestohet, tjetri në kërkim
Rrahin pedagogun, një në pranga, tjetri shpallet në kërkim.
Sipas policisë së kryeqytetit, Algert Koleci, 34 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar në flagrancë, ndërsa Gëzim Hasani është shpallur në kërkim, pasi një ditë më parë kanë goditur për shkak të detyrës një pedagog.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë.
Mësohet se si pasojë e dhunës së ushtruar, pedagogu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia, ka pësuar dëmtime serioze dhe ndodhet i shtruar në spital.