Topi takon ambasadorin e SHBA-së Aleksandër Arvizu

Kreu i shtetit Bamir Topi është takuar sot me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu. Takimi po zhvillohet në presidencë pa praninë e medias ndërsa ende nuk ka detaje rreth temës që do të diskutohet mes presidentit dhe diplomatit amerikan.
Takimi mes kreut të shtetit dhe ambasadorit të SHBA-së vjen një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme kërkoi “arrest me burg” për komandatin e gardës Ndrea Prendi, shoferit të tij Margarit Kume, IT-në e kryeministrisë Armando Kasaj si dhe heqjen e imunitetit të 3 deputetëve të PS-së Besnik Baraj, Taulant Balla dhe Tom Doshi.
Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu i cili ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të kryeprokures Ina Rama shprehu mbështetjen ndaj saj dhe institucionit që ajo drejton. Ai theksoi se hetimi në vazhdim duhet të jetë i pavarur dhe i pandikuar politikisht, gjithëpërfshirës, veçanërisht në vrasjen e 4 protestuesve por dhe në veprimet e atyre që kanë ushtruar dhunë si dhe ndaj orgaizatorëve.