Topi, takim me ambasadorin Arvizu
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu është takuar sot me presidentin Bamir Topi. Takimi është zhvilluar në Presidencë pa praninë e mediave, ndërsa nuk dihet se cila ka qenë tema kryesore e tij.
Takimi mes ambasadorit amerikan dhe kreut të shtetit vjen një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme kërkoi arrest me burg për komandantin e gardës Ndrea Prendi, shoferin e tij dhe inxhinierin e IT në Kryeministri.
Gjithashtu, një ditë më parë organi i akuzës kërkoi edhe heqjen e imunitetit të 3 deputetëve të PS-së: Besnik Baraj, Taulant Balla e Tom Doshi.