Imuniteti i Mediut, prokuroria kërkon kohë
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Prokurori i dosjes “Gërdeci”, Sokol Stojani ka pritur në zyrë e tij nënën e 6-vjeçarit Edison Durda, i cili humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit. Zamira Durda i ka kërkuar prokurorit shpjegime në lidhje me kallëzim penal në ngarkim të Fatmir Mediut depozituar një muaj më parë në Prokurorinë e Përgjithshme. Kryesi i hetimeve për tragjedinë e Gërdecit i ka shpjeguar nënës së 6-vjeçarit se ka nisur puna në lidhje me kallëzimin, por grupit të prokurorëve ju duhet kohë për të bërë më të mirën. Ka qënë kjo mbyllja e një proteste me lule me predha që nisi në orët e para të mengjesit të djeshëm para dyerve të Prokurorisë së Përgjithshme, nga familajët e viktimave të Gërdecit. Fatmir Mediu ishte një prej të pandehurve të çështjes Gërdeci, por Gjykata e Lartë e pushoi çështjen ndaj tij, me pretendimin se ai u zgjodh deputet dhe duhet kërkuar sërish heqja e imunitetit.
Protesta
Një muaj pasi dorëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, Zamira Durda, një nga familjarët e viktimave të Gërdecit është rikthyer sërish në këto ambiente por kësaj radhe për të protestuar me predha dhe lule në duar, këto të fundit për Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama. Nëna e 6-vjeçarit Edison Durda njëri nga të vrarët e shpërthimit tragjik në Gërdec kishte zgjedhur këtë formë proteste për të kundërshtuar heshtjen e Prokurorisë së Përgjithshme mbi kërkesën e familjareve të atyre që humbën jetën për ta rihapur çështjen ndaj Fatmir Mediut. “Kësaj radhe erdha me predhë në dorë, por po të jetë nevoja do të shkoj nëpër institucione me predha të paplasura. Fëmija im nuk jeton më”, thotë Zamira Durda. Sipas saj, edhe ecuria e procesit gjyqësor është tepër e ngadaltë, gjë që ka zbehur shpresat e familjarëve për gjykim e drejtë. “Gjykata e Lartë e mbylli çështjen me Mediun, tek procesi në Shkallë të Parë njëherë mungon gjyqtarja, njëherë avokati, nuk dimë më se çdo bëhet me këtë çështje” u shpreh Durda. Sipas saj familjarët e 26 viktimave nuk do të largohen nga institucioni i akuzës derisa të marrin një përgjigje për padinë penale që dorëzuan. "Të paktën të marrim një përgjigje, qoftë edhe negative, por të dimë si do shkojë më tej kjo çështje", tha Durda. Protestuesit kanë qëndruar para organit të akuzës deri sa kanë realiuar një takim me prokurorin e dosjes.
Të akuzuarit
Nga 29 të pandehur të cilët prokuroria i ka ulur në bankën e të akuzuarve si përgjegjës për shpërthimin e fabrikës së demontimin “Albademil”, vetëm 4 janë të arrestuar. Ish-drejtori i kompanisë shtetërore MEICO, Ylli Pinari, administratori i kompanisë "Alba Demil", Mihal Delijorgji dhe ish-drejtorin teknik të fabrikës së çmontimit të municioneve, Dritan Minxolli. Të pandehur që gjykohen në gjendje të lirë janë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha; zëvendësi Agim Lala, Shpëtim Spahiu, Zija Bahja, Ramadan Tartari, Ndue Marku, Ardian Mullahi, Adriatik Mema, Shkëlzen Madani, Dashnor Çaushaj, Zenun Fero, Hysni Coçka, Hilmi Laçaj, Fari Toska, Rezart Tërshana, Besnik Dauti, Agim Babameto, Fiqiret Mato, Lavdi Shatro, Gëzim Oshafi, Denis Hajdari, Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuçi.
Familjarët Ina Ramës: Nisni hetimet
Me lule në duar dhe copa predhash, zonja Durda deklaroi se dje do ti bëjë thirrje Ina Ramës të reflektojë për tragjedinë e Gërdecit dhe viktimat që shënoi shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve. “Lulet, janë luledele, këto po mblidhte djali im ditëm që vdiq në Gërdec. Në shenjë respekti do tja çoj Ina Ramës. Kurse këto predha, i kam në shtëpi, i shoh çdo ditë…. Do ja çoj kryeprokurores, thjesht në shenjë simboli, që ajo të ulet dhe të meditojë”, tha zonja Zamira Durda para mediave. Nëna e Edisonit që vdiq në Itali pas plagëve të rënda të djegies që mori nga shpërthimi në Gërdec ka dorëzuar një padi penale për ish-Ministrin e Mbrojtjes në atë kohë, Fatmir Mediu , dhe tashmë Ministër Mjedisi. “Sot do interesohem të di, çu bë me padinë time”, tha Durda. Së bashku me nënën e Edisonit të vogël, u solidarizuan në këtë simbolikë edhe familjarë të tjerë të viktimave në Gërdec. Në emër të familjarëve të tjerë, Zamira tha se do të kërkoj që të përshpejtohen hetimet për këtë ngjarje.
Imuniteti i Mediut, prokuroria përgatit kërkesën e dytë
Prokuroria e Përgjitshme po përgatit dosjen për heqjen e iminiteti të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Kërkesa për heqjne e imunitetit të Ministrit aktual të Mjedisit do ti drejtohet paralementit menjëherë pas plotësimit ligjor të dosjes. Burime nga organi qëndror i akuzës bënë të ditur se grupi i prokurorëve po shfrytëzon të gjitha hapësirat ligjore për të rikthyer edhe një herë gjykimin për Mediun, i akuzuar për shpërdorim detyre që çoi në tragjedinë e Gerdecit. Kërksa për heqjen e imunitetit të Mediut pritet ti referohet nenit 292 të kodit të procedurës penale, i cili në dispozitën e tij ka të përcaktuara edhe rastet kur mund të rikërkohet heqja e imunitetit për personat, të cilët ka një vendim pushimi. Sipas legjislacionit shqiptar duke ju referuar dispozitës që pritet ti referohen prokurorët thuhet se "vendimi i mosfillimit të procedimit, i pushimit ose i pafajësisë të dhënë për shkak të mungesës së ankimimit ose të këkesës së autorizimit për procedim , nuk pengon ushtrimin e ndjekjes penale për të njëjtin fakt dhe kundër të njëjtit person, në qoftë se më pas bëhet ankimimi, jepet autorizimi ose zhduket kushti personal që e bënte të domosdoshëm autorizimin.
Ky lajm është publikuar: 10/11/2009