E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet, 2.5 milionë KËH energji në ditë drejt Kosovës

Autori i Lajmit: Redaksia
Reshjet e fundit e kanë përmirësuar ndjeshëm situatën energjetike në vend, dhe sistemi i prurjeve të ujit i ka krijuar mundësinë drejtuesve të ministrisë së Energjetikës, që përveç se të plotësojnë nevojat e veta, edhe të eksportojnë drejt Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar edhe zv.ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Leonard Beqja. “Grupi i posaçëm i punës, arriti të menaxhonte reshjet e shiut të ditëve të fundit dhe u realizua një depozitim prej rreth 2.5 milionë KËh energji elektrike në Kosovë. Gjithashtu, po vazhdojnë procedurat për eksportin e energjisë elektrike të tepërt në tregun rajonal, tha Beqja. “Duke qenë se kuota në Fierzë ishte 284, 57 m, në Koman 174.62 m dhe në Vaun e Dejës 75.41 m duhej bërë kujdes për menaxhimin për një shfrytëzim maksimal të prurjeve që pritej të vinin me qëllim që të mos derdhej ujë nga portat dhe tunelet e shkarkimit dhe kjo u arrit përfundoi, ministri Beqja.
Ky lajm është publikuar: 10/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›