Kamzë, 8 studentë në spital pas një jave grevë
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Studentët e Universitetit Bujqësor në Kamzë hyjnë sot në ditën e shtatë të grevës së urisë. Ata kërkojnë heqjen e mesatares për të vazhduar studimet në DND sipas Kartës se Bolonjës. Gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm dhe 8 prej tyre nga 15 që ndodhen në grevë urie kanë qenë dje në spital për të marrë serume. Por edhe pse mjekët u kanë rekomanduar shtrimin në spital ata janë kthyer sërish pranë shokëve të tyre në ambientet ku po zhvillohet greva. Gjatë një bisede që patëm dje me ta na treguan se janë të vendosur të mos tërhiqen por ta vazhdojnë grevën pa afat. Shprehen se kërkesat e tyre nuk janë dëgjuar as nga Universiteti ku ata kanë studiuar dhe as nga Minsitria e Arsimit apo institucione të tjera të cilave u janë drejtuar me kërkesa dhe peticione. “Ne u jemi drejtuar me kërkesa dhe peticione duke filluar nga Dekanati (këtu në fakultetin tonë) e deri te MASH, Rektorati i UT-së dhe te Presidenti i Republikës, i kemi dërguar në sekretaritë e çdo institucioni kërkesat tona të shkruara, por se ç’është bërë me to ne nuk e dimë sepse deri më tani nuk kemi asnjë sinjal zyrtar përveç mbështetjes së studentëve të tjerë, disa shoqatave dhe familjarëve tanë të cilët janë të shqetësuar për gjendjen tonë shëndetësore. Në rrugë jozyrtare jemi informuar se MASH nuk ka ndërhyrë duke u përgjigjur se kjo është një çështje që i takon ta zgjidh vetë Universiteti pasi është në kompetencë të këtij të fundit të vendosë kriteret për vazhdimin e DND-së. Kjo pasi MASH vendos kriteret për pranimin e studenëve të nivelit të parë të studimeve në sistemin e ditës,” shprehet Fatos Deda, njeri prej 15 studentëve grevistë. Por nëse kjo është çështje autonomie apo kompetencash mes MASH dhe Universitetit studentët ngrejnë pyetjen se përse një vit më parë mesatarja nuk ka qenë kriter për të vazhduar ciklin e dytë të studimeve (DND) sipas sistemit të Bolonjës dhe këtë vit u vendos? Por zv.dekani i Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit Maksim Meço është kundërpërgjigjur duke thënë se: “Heqja e mesatares një vit më parë ka qenë e bazuar mbi një urdhër të brendshëm të Rektoratit të Universitetit të Tiranës dhe ne si pedagogë të këtij fakulteti nuk kemi qenë dakord. Këtë vit përzgjedhja iu la vetë fakultetit dhe ne vendosëm mestaren mbi 7 për të hyrë në DND duke dashur të përgjzgjedhim një elitë studentësh, më të përgatiturit, ne nuk kemi asnjë interes dhe nuk jemi kundra studentëve që ne vetë u kemi dhënë leksione deri më dje”. Studentët e e Kamzës janë mbështetur edhe nga disa shoqata si dhe nga studentë të fakulteteve të tjera. Këta të fundit kanë zhvilluar dje një protestë përpara Kryeministrisë ku kanë kërkuar tu jepet zgjidhje kërkesave të studentëve të Bolonjës për të vazhduar diplomën e nivelit të dytë pa kriterin e mesatares.
Ky lajm është publikuar: 10/11/2009