E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti mburojë për korrupsionin

I pranishëm në një konferencë të organizuar nga EURALIUS, kreu i shtetit bëri thirrje që të nisë për reformën e imuniteteve.

“Sistemi i imunitetit është kthyer në pengesë për rritjen e forcës ndaj goditjes së fenomeneve korruptive. Zyrtarët e lartë e kanë përdorur imunitetin si një mburojë ndaj hetimit dhe ndjekjes penale për shkeljet e tyre. Gjithashtu, imuniteti nuk është pengesë vetëm për ndjekjen penale”, theksoi presidenti.

Ai shtoi se në momentin kur një drejtues vihet në dijeni për hetimet e tij pasi kërkohet heqja e imunitetit, kjo i dëmton më tej hetimet. “Barazia para ligjit të mos jetë si një parim kushtetues, por ligjor e i prekshëm. Ka ardhur momenti të dalim nga frazeologjitë, deklaratat e njëanshme. Unë mendoj se ky proces duhet parë si një sfidë e përbashkët e të gjitha partive parlamentare. E konsideroj shumë të rëndësishme që të gjendet sa më parë gjuha e përbashkët për reformimin e imuniteteve. Në pikëpamjen praktike, besoj që Kuvendit nëpërmjet Komisionit të Ligjeve të fillojë nga puna për të propozuar ndryshimet e nevojshme për reformimin e imuniteteve në Shqipëri. Problematika është e gjerë dhe do përpjekje të mëdha për të bërë një analizë të thellë dhe paanshmëri politike”, shtoi ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-18 09:57
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›