Imuniteti pengon hetimin e zyrtarëve
07/05/2010 Rreshka: Nuk ia provojnë dot korrupsionin njerëzve me imunitet, kjo gjë duhet të mos ekzistojë
Propozimi, gjyqtarët në seminar me prokurorët. Të huajt vlerësojnë punën e Task-Forcës
TIRANE- “Imuniteti i zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve po pengon dhjetëra çështje hetimore, të cilat i janë referuar njësisë antikorrupsion pranë Prokurorisë së Tiranës”. Një gjë e tillë u nënvizua nga drejtuesi i njësisë hetimore Task-Forcë, Dritan Rreshka, i cili gjatë një konference për shtyp të mundësuar nga ambasada amerikane, theksoi se problemi numër një për sa i përket luftës kundër korrupsionit vazhdon të mbetet imuniteti i zyrtarëve të lartë ku hyjnë: Deputetët, ministrat, gjyqtarët, si dhe disa shtresa të tjera. Rreshka shtoi se ka pasur shumë raste ku qytetarët janë ankuar në Prokurori se një gjyqtar, deputet apo një ministër i ka kërkuar para me qëllim plotësimin e kërkesave të tij. Por duke qenë se kjo shtresë është e mbrojtur me ligj, organi i akuzës e ka shumë të vështirë t’i faktojë veprën penale të korrupsionit, pasi si fillim duhet të hiqet imuniteti dhe më pas ndaj zyrtarit të fillojnë intensivisht hetimet. Sipas kreut të Task-Forcës së Tiranës, kjo procedurë është e padrejtë, pasi në momentin që i thua një gjyqtari se ta hoqa imunitetin, atëherë logjikisht mos u mundo të hetosh fare, pasi individi i korruptuar nuk do e përsëris më veprën penale. Për këtë qëllim ai sugjeroi që imuniteti i zyrtarëve të hiqet nga Parlamenti shqiptar, me qëllim që ai të mos jetë më barrierë e procedimeve penale. Ndërkohë që drejtuesi i shtatë Task-Forcave, prokurori Arben Kraja gjatë fjalës së tij theksoi se është bërë një punë e madhe hetimore për sa i përket evidentimit të rasteve të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve nga zyrtarët e administratës. Ajo që bie në sy është se në gjykatë individët që kanë kryer këto vepra penale, kanë marrë dënime shumë të ulëta madje në disa raste të veçanta edhe pafajësi. Këtij fenomeni prokurori Kraja ka preferuar t’i përgjigjet duke mos gjykuar vendimet e gjykatës, por ai shtoi që në seminaret e ndryshme që zhvillohen në kuadër të luftës kundër korrupsionit, të ftohet edhe gjyqtarët. Sipas tij, kjo gjë do të njihte më mirë ata me realitetin dhe se do i ndihmonte në artikulimin e politikave më të ashpra të dënimeve ndaj rasteve korruptive. Kraja theksoi se gjatë këtyre viteve është vënë re një rritje e madhe e kallëzimeve penale në Task-Forcën e Tiranës. Këtë fakt ai e argumentoi me pretendimin se është rritur ndjeshëm besueshmëria e qytetarëve në njësitë hetimore Task-Forcë.
Arben Kraja
Prokurori Arben Kraja theksoi se është bërë një punë e madhe hetimore për sa i përket evidentimit të rasteve të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve nga zyrtarët e administratës. Ajo që bie në sy është se në gjykatë individët që kanë kryer këto vepra penale, kanë marrë dënime shumë të ulëta madje në disa raste të veçanta edhe pafajësi. Këtij fenomeni ai ka preferuar t’i përgjigjet duke mos gjykuar vendimet e gjykatës, por ai shtoi që në gjyqtarët duhet të marrin pjesë në seminare të përbashkëta.
Altin Dumani
Ndërkohë në konferencë ishte i ftuar edhe ish-drejtuesi i kësaj njësie, prokurori Altin Dumani, i cili nënvizoi se me kalimin e kohës kjo strukturë duhet të kryejë edhe ndryshimin e taktikave hetimore, me qëllim që të vazhdojë rritjen e nivelit të punës. Dumani përmendi se gjatë këtyre viteve është bërë shumë punë, por veçoi se nuk duhet të mjaftohet me kaq, pasi raportet e ndryshme vazhdojnë ta cilësojnë Shqipërinë si një vend me korrupsion shumë të lartë.