Dalipi: Basha ka bërë kurban premtimet për qytetarët
ERION HABILAJ
Opozita ka zhvilluar disa aktivitete gjatë ditës së djeshme për të treguar se Lulzim Basha nuk ka qeverisur sipas premtimeve të bëra në bashkinë e Tiranës. Kreu i opozitës në Këshillin Bashkiak, Aldrin Dalipi ka prezantuar një video ku ka dhënë të gjitha premtimet e Bashës gjatë fushatës dhe disa qytetarë të cilët ankohen për taksat e larta, për mungesën e ujit apo dhe për mos marrjen e hipotekave të shtëpive.
Basha përballë premtimeve
Këshilltarët socialistë i kanë vënë përballë premtimet elektorale që bëri gjatë fushatës dhe që sipas tyre nuk janë mbajtur. Sot qytetarët nuk i kanë marrë ende hipotekat, zyra e kryetarit Basha i mbylli dyert më shpejt se sa i hapi. Zoti Basha as në krye të herës nuk arriti të bëjë diçka, qoftë edhe të vogël për këtë qytet. Tirana nuk është sheshi i pazarit për klientë dhe miq të klientëve. Heshtja për goditjen e Parkut Kombëtar, që ju të gjithë e keni parë, mungesa e transparencës, mungesa e projektit, mungesa e lejes së ndërtimit, janë dëshmi tronditëse e barbarisë dhe shkatërrimit. Tirana rrezikon të mos jetë qyteti i qytetarëve, duke u tentuar të kthehet në peng të konfliktit të klientëve të qeverisë, i konfliktit politik brenda partisë zotit Basha, peng i interesave që vrasin çdo ditë transparencën dhe lartësojnë korrupsionit. Kryeqyteti po i largohet qytetarëve, ndaj po i kërkojmë kryebashkiakut, t’ia kthejë atë komunitetit”, tha Dalipi.
Premtimet e pambajtura
Sipas Dalipit disa premtimet e pambajtura të Bashës janë; taksat, hipotekat për banesat, çmimi i bukës, hapësirat e gjelbërta, apo dhe vendet e punës duke futur dhe rrugët e paasfaltuara apo dhe tramvajin. Si shumë tregtare e biznesmenë të ndershëm që nuk mbajnë sytë të miqësitë apo klientelizmi, shpresonte për ta zhvilluar më tej sipërmarrjen e tij. Ndoshta dhe premtimet ne zgjedhjet vendore i shihte si një formë që mund të ishin ndihmë për të ardhmen. Por nuk ndodhi kështu në të vërtet. Në muajin shkurt 2012, taksa vendore i erdhi jo vetëm atij por dhe shumë bizneseve në Tiranë, 2 deri 3 herë më e larte se viti i mëparshëm. Pati dëgjuar kryebashkiakun e ri se do ti ulte taksat e tarifat, por u befasua kur pa se vetëm tarifa e pastrimit i kishte ardhur dy herë edhe atij dhe qiradhënësit të objektit që kërkoi me te drejte a pa te drejte tia faturonte biznesit në fjalë. Kjo nuk kish ndodhur më parë. Në kushtet e falimentimit kur dhe konsumi ishte në rënie, ky qytetar ishte pa shpresë., deklaroi Dalipi.
Detaje
Taksat
Shumë tregtarë të Tiranës u përballën me këtë nismë të bashkisë për rritjen e taksës vendore te biznesit ndërsa opozita e denoncoi në tregjet dhe rrugët e Tiranës madje kërkoi një komision verifikimi për praktikat e ndjekura për rritjen por kryetari i bashkisë në vend të transparencës zgjodhi refuzimin.
Investimet
A ka investime sot në Tiranë? Vetë kryetari i bashkisë, para disa ditësh për herë të parë na tha se as një kilometër rrugë nuk arriti të bënte. Premtoi kilometra të tëra ne vitin e pare te mandatit te tij. Banoret e njësisë 7 na treguan se zoti Basha u premtoi para dhe pas fushate që do shtronte 100 metra rrugë pas Fushës së Aviacionit, që pati ngelur nga bllokimi i buxhetit një vit më parë. Sot ata janë të zhgënjyer dhe pa 100 metra rrugë asfalt. E ka detyrim ta mbajë premtimin e dhënë.
Banesat sociale
Sot kryetari i Bashkisë mban peng rreth 400 banesa sociale, te cilat prej dy vitesh janë të gatshme dhe janë bllokuar qëllimisht nga politika e mbrapshtë, që kërkon të transformojë listat me emrat e qytetarëve plot halle për strehimin, me shpërblime politike. Nuk e solli në këshillin bashkiak, ndërsa banesat vazhdojnë të amortizohen diku aty rrugës për në zonën e Shkozës si dëshmi e turpshme e politikes partiake e klinteliste që trafikon dhe varfërinë.
Plani urbanistik
Dëgjuam reagimin e shoqatës së ndërtuesve ditët e fundit. Ata vunë alarmin se Tirana ndodhet përballë kërcënimit të ndërtimeve pa leje. Një i quajtur plan urbanistik që nuk dihet ku ndodhet. Nuk ka transparence për të. Mbi një milion euro të planit zviceran i bllokuar në zyrat e qeverisë u shpërdoruan, dhe tani po bëhen gati ti sulen qytetit duke parashikuar te vendosin njollat e ndërtimeve klinteliste ku te munden. Ne shume zona të Tiranës ndërtimet pa leje po vazhdojnë pa u ndalur që pas 8 Majit.
Uji i pijshëm
Një pensioniste, një grua e moshuar, te Kodra e Priftit, ia tha në sy kryetarit se nuk kishte ujë në shtëpi, ndërsa Basha kishte shkuar të priste shiritin e inaugurimit të dështimit të radhës. Ia thanë me protestë dhjetëra familje në Shkozë, të tjera në Porcelan e anë e kënd kryeqytetit ku tani nuk arrin më as premtimi për 24 orë ujë.
Hipotekat
Nuk kanë qenë të pakta letrat dhe reagimet e qytetarëve, të cilat mbanin shqetësimin e gënjeshtrës së madhe me hipotekat. Premtimi i Bashës për zgjidhjen e këtij problemi, u sajua në disa dalje publike me dosje bosh mbi tavolinë. Por dhe Çani u zhgënjye për premtimin që në nëntor 2011 do merrte hipotekën kurse kryetari pretendonte vazhdimisht se tashmë lufta e brendshme politike e partisë së tij po bllokonte procesin e hipotekimit. Sot qytetarët nuk i kanë marrë ende hipotekat.
Parku Kombëtar
Heshtja për goditjen e Parkut Kombëtar, mungesa e transparencës, mungesa e projektit, mungesa e lejes së ndërtimit janë dëshmi tronditëse të barbarisë dhe shkatërrimit. Vlerat mjedisore dhe historike po shkatërrohen në sytë tanë. Ky është një veprim i pashembullt ndërsa vazhdimi i goditjes së murit rrethues të pallatit të brigadave që është një monument kulture nëse do të ndodhte në një qytet tjetër normal në Europë a kudo tjetër në botë do të sillte largimin e menjëhershëm nga detyra me turp të kryetarit të bashkisë.
