E Shtunë, 31 Tetor 2026

In dubio pro reo

Kushtetuta e botes se lire ka nje parim se nuk te lejon te hetosh kurre dyshimin pa prova fakte e grup faktesh se ka nje parim themelor qe eshte prezumimi i pafajesise se ka nje parim po kaq themelor qe thote In dubio pro reo

Nga Sali Berisha

Se pari me duhet te theksoj se nuk jam aspak i cuditur per faktin se ju terhiqeni teresisht nga komisioni hetimor parlamentar. Ju te nderuar deputete harroni se muret e ketij parlamenti kane nje memorie mediat e ketij vendi kane nje arkiv qytetaret e ketij vendi kane nje memorie dhe kjo memorie thote se ju prej se ju prej 1 viti e gjysme u angazhuat ne qendrimin me absurd qe Evropa ka njohur nga ndonje opozite e nje vendi te lire. Ju u angazhuat ne nje mission impossible dhe harruat se misionet e pamundura i ndermarrin vetem ata te cilet ne politike fakultetet mendore i kane te erresuara teresisht nga faktore fundamentaliste faktore ekstreme qe ne psikiken e tyre jo ndertimi por shkaterrimi eshte pasioni i pare.

Kryetari i juaj i cili zbret nga nje familje pushteti te vjeter parashuton ne skenen politike si nje zedhenes kryesor i bllokmeneve si nje produkt total i bunkerit bllok si nje njeri qe kjo psikologji ky mentalitet nuk e lejoi tu ofroje qytetareve shqiptare gjate 12 viteve ne politike asgje tjeter pervecse truke shpifje trillime dhe mashtrime nje njeri cili nuk ka qene i zoti deri me sot pervecse disa bojerave ne pallatet e Tiranes per te cilat une absolutisht nuk kam asnje kundershtim pra pervec ketyre bojerave te nxjerra nje profesion i tij i deshtuar nuk u ofron qytetareve shqiptare ne menyre absolute as edhe nje gje tjeter per jetesen e tyre per vizonin e tyre per te ardhmen e tyre per te sotmen e tyre.

Ky njeri eshte i mbrujtur dhe i edukuar i formuar dhe i betuar si armik i vullnetit te lire te qytetareve shqiptare. Ky njeri cuditi boten ne vitin 2007 kur per certifikatat qe leshonte vete per certifikatat qe ne Tirane i kontrollonte ne masen 90 te gjitha zyrat e gjendjes civile arriti deri ne ate shkalle qe ti thoshte diplomatit te huaj se une jam i shtrire ketu ne dysheme dhe po vdes dhe se une nuk ngrihem me i gjalle. Sindromi i vdekjes eshte ne koken e tij dhe vazhdon. Udheheqesi i partise me te madhe opozitare i deklaronte nje diplomati se po shtrihej perdhe dhe po vdiste dhe se nuk ngrihej me i gjalle. Ai ishte nje atak tipik histerik. Mos kujtoni ju se midis tij dhe Hanes te semures se Bauerit dhe Frojdit kishte ndonje dallim. Ngjashmeria ishte absolutisht si dy pika uji. Kjo ishte nje histeri e mirefillte e tij dhe ky zoteri mendoi se po hoqi zvarre jeten politike te vendit packa se vendimin e morem me Fatos Nanon ne Pallatin Presidencial dhe jo me te dhe u detyrua te zbrese te ulet te pranoje kur e pa se ishte teresisht jashte loje.

Ky zoteri u angazhua me te gjitha potencialin e tij per te prishur zgjedhjet e pergjithshme por edhe une u angazhova me te gjithe potencialin tim qe te beheshin zgjedhjet me te lira ne vend. Kjo eshte e verteta. shte e vertete qe i bera leshimet me maksimale jo sepse se une kisha nje detyrim per ti bere ato leshime por ne rast se nuk futej ne zgjedhje ai i plagoste zgjedhjet dhe une bera gjithcka pranova cdo kompromis qe kerkoninne menyre qe ky zoteri te hynte ne zgjedhje. Diten para zgjedhjeve vendosi qe ti bojkotonte. Por i futen pyka ne kepuce dhe e futen ne zgjedhje. Tani vazhdojme me tutje.

Kur foli zoteria perpara meje me ngjau me nje personazh te Remarkut qe sipas henes nje dite e quante te dashurin Robert diten tjeter e quante Richard dhe diten e trete e quante Michail sepse keshtu i shkon hena kryetarit te tij dhe ky mohon gjithcka qe ka thene tre dite me pare dhe terhiqet nga propozimet e tij dhe harron se muret kane memorie kamerat kane sy qytetaret na kane ndjekur. Pra ky zoteri i humbi zgjedhjet. Beri cdo gje qe te hynte ne koalicion me Sali Berishen. Une nuk kisha asnje kundershtim por vendi kerkonte opozite dhe ishte e mundur ky koalicion qe u be koalicioni i integrimit me i suksesshmi ne historine e vendit. Pra u krijua koalicioni. fare beri kryetari juaj. Ai u tha ju se jo nuk kemi humbur nuk e njoh rezultatin nuk njoh parlamentin. Me thoni ju mua cfare e shtyu ate te njohe rezultatin cfare e shtyu ate te njohe parlamentin. Ai eshte tallur me ju jo me mua. Une e respektoj si kundershtar por talljen me te madhe ne historine e ketij vendi askush nuk ua ka bere bashkepunetoreve sic ua beri ai ju. La nam kur i erdhi nje minister francez dhe i thote atij qe une njoh rezultatin me vone e ndryshoi dhe tha se rezultatin nuk e njihte. Pasi bashkebiseduesi i tha se rezultatin e njihte e gjithe bota ndersa ai nuk kishte asnje dokument per te kunderten ky zoteria u shpreh E njoh rezultatin por nuk njoh parlamentin. Atehere Ministri i huaj i tha se ne rrafshin e arsyes ky pohim eshte jashte cdo lloj arsyeje. Me vone ky zoteri kerkoi qe ne shtator komisionin hetimor parlamentar. Pranova pike per pike ato qe rezoluta e PE kerkoi nje vit me vone. I propozova qe te gjitha por nuk donte sepse ne psikiken e tij kishte nje dominance te tmerrshme kishte nje fiksim patologjik te paimagjinueshem Vizat. Vizat e tmerronin vizat i prishnin atij gjumin dhe ne kater te mengjesit. Vizat ishin tmerri dhe ferri i tij dhe une kete e kuptova qe ai kishte nje qellim vizat. Por une mendova se nese une pranoj per te dhunuar kushtetuten dhe ligjet e vendit vizat behen nje horizont me i larget per shqiptaret se vizat nuk mund te merren duke dhunuar ligjin dhe Kushtetuten marreveshjet konsensuale ndaj dhe ne premtimin me serioz te jetes sime une vendosa te qendroj prapa ligjeve te vendit tim. Vendosa te mbroj me cdo kusht voten e qytetareve shqiptare nga nje humbes i cili nuk ka moral per te pranuar humbjen dhe eshte i gatshem te shkelmoje ne cdo gje vetem per interesa personale.

Zoterinj deputete

A mund tu pyes une ju perse ju nuk u futet ne greven e urise per te mbrojtur mandatin Pse nuk u futet ne greve qe te kerkonit te mos u digjet mandati Nuk e beri kete ai. Perse nuk u futet ne greven e urise per te mos u futur ne parlament Nuk e beri kete ai. Kur ju futi ai ne greven e urise Ai ju futi ne kete greve pikerisht kur po merrej vendimi per vizat. Pikerisht kur ne daten 14 maj Komisioni Evropian kishte caktuar mbledhjen per te marre vendimin per vizat. Ai ju kyci ne betejen me cnjerezore ne nje beteje ne te cilen ju po shkelmoni interesin e cdo qytetari shqiptar per levizjen e lire dhe dinjitetin e tij. Me 14 u mor vendimi me 15 beri leter i clironi vizat. Ai mendonte se ju jeni te trullosur ose mendonte se shqiptareve mund tua bente sic bente Enveri me letrat e hapura. Por e verteta eshte se ai u be me qesharak se kurre ne karrieren e tij politike. Pra ai deshtoi dhe nuk u dorezua por vazhdoi me perpjekjet e tij cnjerezore titanike per te bllokuar procesin. A e harruat ju se si raciste antishqiptare te terbuar te paguar prej tij perdoren nje gjuhe nga me racistet kunder shqiptareve ne Parlamentin Evropian dhe bene cdo gje per te penguar vizat. Harruat ju kur keta zoterinj ne mediat e Edi Rames deklaronin se Shqiperia nuk do te marre vizat pa hapur kutite. I harruat ju keto por shqiptaret kane memorie. Harruat ju kur kryetari juaj u zhvesh lakuriq para shqiptareve jo ne plazhe por ne seline e PS jo ne plazhe por ne sheshet dhe ne rruget e vendit me logon Hap kutite qe te clirosh vizat. U tha qytetareve se vizat i kam une kreu i bllokmeneve te rinj i kam une deshendenti i bunkerit bllok. Ai u tha qytetareve se Vizat i kam ne bunker i kam ne kuti dhe nuk i leshojpo qe se nuk mposhtet Sali Berisha dhe mazhoranca. Ai deshtoi totalisht ne bllokimin e procesit. ndodhi U votua ne Parlamentin Evropian muret kane nje memorie qytetaret kane nje memorie. Ai mblodhi tre sharlatane te cilet qe te gjithe se bashku kane marre 1500 vota dhe doli e tha se do te kete protesta masive ne te gjithe vendin sepse ishte mbledhja e Keshillit te Ministrave te BE qe ishte vendimtarja. Pasi i treguan kartonin e kuq dhe i thane se protesto ne qiell dhe ne toke por vizat shqiptareve nuk ua pengon dot pasi vodhi passeordin e bashkepunetoreve dergoi me qindra letra ku thoshte se do te dynden shqiptaret ne eksode se burgjet do te hapen dhe bandat do te vershojne drejt Evropes. Pasi deshtoi me te gjithe keto filloi te merret me jeten e tij personale per te cilen une nuk kam asnje qortim dhe ne menyren me te pakonceptueshme sikur te ishit lilipute sikur te mos ishit politikane sikur te mos kishit qene prej kaq vitesh ne politike drejtues ministrish e poste te tjera u thote mire e bukur me daten 16 nentor se kutite nuk kerkon ti hapi dhe kjo pasi u mor vendimi i Keshillit te Ministrave te BE per heqjen e vizave. A mund ta di te nderuar zoterinj se cfare ju thoni ju njerezve tuaj Nuk po ju them per qytetaret se per ata ju nuk pyesni po per njerezit qe ju interesojne si ia u shpjegoni ju kete A ju kujtohet ju kur vinte zoteria e tij dhe tregonte me gisht dhe thoshte armiku ne podiumin e bulevardit. do nate ne nje histeri te papermbajtur me quante armik ne nje kohe kur une ne asnje kohe nuk kam konsideruar njeri armik ne kete vend. Ai dergonte telegrame poshte e perpjete dhe thoshte se do te hynte ne greve dhe do te martirizohej. Ku eshte ai per martir. I thote vetes por jo mua. Per mua ai eshte njeriu me obsesione. E lidha me historine e Harry Poter radhen e kaluar se si Xhon Rollin nga nje obsession i vdekjes qe kishte futi Uollt Morin dhe ekzekutoi prinderit Harrit. Njeri prej jush me pyeti se cne me Harrin por une kam mbesa ne shtepi dhe lexojne Harri Poter-in. Keshtu qe edhe une detyrohem te lexoj per to dhe ato lexojne per mua keshtu qe ju mos u cudisni per kete fakt.

Pra ky zoteri ju thote mire e bukur nje dite ju dhe shqiptareve se nuk hap kutite. Po perse nuk i hap kutite Sepse u dhane vizat sepse deshtoi dhe e beri kete 8 dite mbrapa. Si nuk hap kutite kur ti ke nje vit rresht qe u betove shesheve e rrugeve per kete. fare i kujton socialistet Socialistet jane njerez politike si gjithe shqiptaret e tjere kane nje memorie politike kane integritet politik. Nje socialist i cili me jep edhe numrin e dokumentit dhe emrin do me thoshte se vetem socialiste nuk ka me ne Shqiperi por ka 99-sha. Ju z zoterinj deputete sigurisht nuk jeni. Por si mund tu thuash ketyre njerezve qe kane ardhur me nje formim politik 20 vjecar e me gjate se nuk dua numerim Une personalisht ndjehem i lenduar per shkak te lendimit qe ai ju ben juve. Por perse nuk e do me numerim Urdhero te numerojme cdo vote te ndryshojme cdo rezultat ti shqyrtojme flete per flete se ne i kemi te mundesite per te numeruar cdo flete jemi ketu dhe ato nuk jane me shume se 1.3 milion flete. Nuk sillte kush me qytetarin ne kete menyre. Dhe e kuptoni perse nuk do Sepse i dha pergjigje per shqiptaret prokuroria e Shkodres. Prokurori i Shkodres ne nje dhome me kamera ne te kater anet dhe bravo i qofte qe i ka vendosur ato se ka njohur psikotipin dhe obsesiv te zoterise se tij dhe numeroi votat. Dhe ne mijera vota ishte precizoni me i sakte qe mund te ekzistoje kund ndonjehere ne numerimin e votave. Ne mijera vota doli vete nje vote. Por tani thote jo nuk do ti numerojme se vizat u hoqen. Prape se prape ne gjithe qendrimet e tij ultradestruktive asgje nuk ma lekund respektin per ju dhe opoziten. Ju bete nje kerkese te cilen e trajtuam me seriozitetin me te madh. Qendrova me ju n parlament gjer ne 5 te mengjesit me vullnetin me te hekurt qe te arrinim te ngrinim komisionin dhe te vazhdonte nga puna. Por ju nuk doni.

Te nderuar zoterinj deputete

Ne nente nene te kerkeses tuaj ne 8 prej tyre kerkoni hetimin e dyshimit dhe nuk permendet ne asnje rast fjala fakt grup faktesh dhe prove. do qytetar shqiptar kur ta marre nga arkiva me vone e ta lexoje kete cdo i huaj qe e lexon do te thote se nje dokument i tille prodhohet vetem ne nje vend qe quhet obsesionland apo dyshimistan pra ne vendin e dyshimit ne vendin e obsesionit. Zonja Hysi ke kryesuar Komitetin e Helsinkit por a mund te pranosh qe nje gje te hetohet pa prova fakte apo grup faktesh. Ju perjetuat eksperiencen me te bukur ne Strasburg ne tavolinen e Krokodilit. Je treguar fisnike edhe kur desh i ra te fiket kryetarit tend e vetem ti e mbajte dhe te pergezoj per kete. U treguat me trime dhe per kete ju e dini kemi deshmitare. Kur ne fund i thane se nuk mund te kete numerim ai u zbeh dhe mua mu kujtuan skenat ne seline e Partise Socialiste kur tha se do te vdes. Kujtova se e kapi nje atak histerik i ri ketu ne Strasburg dhe me vinte turpi me i madh se fundi i fundit eshte shqiptar. Ju zonje ishit vete dhe e pate dhe te lutem mos me shty me tutje por me mire tua thuash kolegeve tuaj se e ndihmojne. Ti duhet te jesh e para zonje e nderuar e te thuash se ne Kushtetuten e botes se lire ka nje parim se nuk te lejon te hetosh kurre dyshimin pa prova fakte e grup faktesh se ka nje parim themelor qe eshte prezumimi i pafajesise se ka nje parim po kaq themelor qe thote In dubio pro reo.

Une te vleresova zotin Xhafa per terheqjen qe bere vleresova qendrimin e juristeve te grupit tuaj qe e kuptuan se nuk mund te hetohet pa prova fakte e grup faktesh sepse kjo eshte gjuha e ligjit e cdo vendi te lire kjo eshte gjuha qe keni vendosur ju me shume te drejte ne ligjin e komisioneve hetimore parlamentare. Pasi degjova propozimet tuaja zoti Xhafa bera dy sugjerime te pranojme planin tuaj prej tre pikash me kusht qe te pranosh te shtohet fjala ne perputhje me vendimet e gjykatave dhe Kodin Zgjedhor i cili ne vetvete perben ligjin me konsensual qe ekziston ne Shqiperi nje ligj i votuar te pakten 30 perqind me gjere se Kushtetua nje ligj qe une dhe zotin Rama e kemi miratuar plotesisht une duke bere leshime e ai duke paraqitur kerkesa dhe per te cilen une nuk kam keqardhje pasi kurre nuk pendohem per marreveshjet qe arrij cilado qofshin ato. Detyra ime nuk eshte ta qortoj por ti qendroj asaj. Ky eshte morali i atij qe ben marreveshje. Po dhe marreveshje serish bej me te pasi une nuk perjashtoj kend zotin Rama nuk e kam zgjedhur une.

Zoti Xhafa muret kane veshe dhe memorie kamerat kane sy dhe arkiv. Dole ketu dhe lexove para shqiptareve objektin e hetimit te komisionit parlamentar te votuar nga mazhoranca aktuale ne mars te ketij viti. Po te them me sinqeritet se nuk do mundesha kurre te ngrihesha kunder tij cilido te ishte cmimi qe mund te paguaja dhe pa konsulte por kredoja eshte kredo morali eshte moral. Sikur cdo gje te shkonte ne favor nuk do ti heqja nje presje atij vendimi. E kishim votuar nje here dhe jo me qellim te keq jo me qellim per te denigruar opoziten por per ti krijuar asaj te gjitha hapesirat. Meqenese ju e lexuat ketu une ju kerkova zgjidhmi po te doni variantin e pare komisionin qe lexove d.m.th tendin po te doni komisionin qe ne kemi votuar pa asnje shtese pa asnje koment. I qendrojme atij plotesisht. Ju kerkuat terheqje pushim. Normale dhe kjo. Por u kthyet jo serioze. Une te kerkova nje pike piken e katert dhe ti nga tre pika i bere te katerta te tuat. Kjo nuk eshte marreveshja kjo nuk ka asnje rregull. Si perfundim kerkuat te shtyhet. Serish plotesisht dakord.

Dy dite me pare bashkepunetoret e mi te dashur qytetare shqiptare me njohin me propozimin e Partise Socialiste te shokut Edvin Rama dhe propozimi thote

Vendim per ngritjen e komisionit hetimor te zgjedhjeve te pergjithshme te mbajtura me daten 28 qershor 2009.

Ne mbeshtetje ne nenin 177 te Kushtetutes te neneve 78 e vijues te ligjit nr.8891 date 2.5.2002 Per organizimin e funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit i ndryshuar si dhe te nenit 25 te rregullores se Kuvendit si dhe ne respekt te zbatimit te rezolutes se Parlamentit Europian nr.02 82 date 8 korrik 2010 per integrimin e Shqiperise me propozim te 35 deputete te grupit parlamentar te Partise Socialiste Kuvendi i Republikes se Shqiperise vendosi Ngritjen e komisionit hetimor te Kuvendit per hetimin e problemeve te ceshtjeve qe kane dale nga zbatimi i Kodit Zgjedhor per zgjedhjet e Kuvendit mbajtur ne daten 28 qershor 2009. Objekt i hetimit te komisionit hetimor jane materialet zgjedhore dhe cdo problem tjeter lidhur me zgjedhjet pervec ceshtjeve per te cilat ka vendim gjykate.

Po te them qe tani qe te gjitha ceshtjet jane objekt hetimi mos kufizo asgje mjafton te ndiqen procedurat.

Objekti me qellim

1. kontrollin e zbatimit te Kodit Zgjedhor lidhur me hartimin dhe publikimin e listes se zgjedhjeve dergimin e tyre ne qendrat e votimit nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile si dhe hetimi i ekzistences se dublimeve ne to apo lenies jashte tyre te nje numri zgjedhesish.

2. kontrolli i zbatimit te Kodit Zgjedhor nga komisionet e qendrave te votimit lidhur me identifikimin e shtetasve ne momentin e votimit dhe pasqyrimin e te dhenave perkatese te dokumentit te identifikimit ne rubriken perkatese te listave te votuesve.

3. kontrollin e zbatimit te Kodit Zgjedhor ne komisionet e qendrave te votimit lidhur me menyren e votimit dhe mundesine e votimit me shume se nje here nga shtetas te ndryshem.

4. kontrollin e zbatimit te Kodit Zgjedhor nga komisionet e qendrave te votimit lidhur me pasqyrimin e te dhenave perkatese ne procesverbalin per mbylljen e votimit dhe ne librin e protokollit te mbledhjeve te KQZ-se.

5. kontrollin e zbatimit te Kodit Zgjedhor lidhur me kriteret e caktimit te qendrave te votimit dhe zonave te qendrave te votimit ne disa njesi te qeverisjes vendore.

6. kontrollin e zbatimit te ligjit nga administrate e KQZ lidhur me prokurimin.

Ne te gjitha nenet eshte zhdukur fjala hetim. Zoterinj nese thoni neni 77 ka vetem hetim. Hetim me nje procedure ligjore ne dispozicion te se ciles jane te gjithe ligjet e ketij vendit eshte procedura e Kodit Penal eshte procedura e Kodi Civil Kodi Zgjedhor Kodi Penal. Te gjitha keto jane ato qe keni shkruar vete ne ligj dhe i kemi votuar bashkerisht. Perse kjo terheqje tani Kjo eshte ballo me maska. Ne vend te hetim eshte vene maska kontroll e thote nuk jam hetimi jam kontrolli me shihni. Kjo eshte per te vajtuar.

Te dashur qytetare

Tani nuk kerkojne me hetim por kontroll. Por vendi ka nje Kushtetute dhe ju zoti Xhafa keni qene edhe minister Drejtesie dhe e dini shume mire se Kushtetuta dhe rregullorja e Parlamentit kontrollin ia japin teresisht komisioneve permanente parlamentare. Kontrolli i cdo gjeje ne kete vend eshte atribut kushtetues i komisioneve te perhershme te parlamentit shqiptar ndersa hetimi eshte atribut i atij komisioni qe ngrihet sipas nenin 77 te kesaj Kushtetute. Perse talleni me kete Kushtetuten nje dite e quani Kushtetute dhe nje dite tjeter gje. Ju e dini qe komisioni hetimor nuk eshte komision kontrollor pasi e theksoj ate bejne komisionet permanente te parlamentit dhe ti zoti Xhafa je pergjegjes direkt pasi ti ke qene edhe minister Drejtesie. Une nuk them per ndonje tjeter qe ka nje karriere te shkurter i cili nuk eshte jurist por per ju qe e dini shume mire perse nuk i thoni deputeteve qe kjo eshte nje maske po luajme me maska po operojme ne dyshimistan ne obsesionland. Perse terhiqeni dhe nuk doni komision Absolutisht ne ngreme cdo komision qe doni ne perputhje me ligjet. Per cfare paragjykimi thoni nese i referohem vendimit te Gjykates Kushtetuese i referohem kodit Zgjedhor. Kini kurajen e thoni perse nuk e doni komisionin. I fundit njeri qe i bind ketu je ti qe historia e kesaj politike te ka ngarkuar te marresh cdo lloj roli mbi to.

Te dashur qytetare

Keta zoterinj qe kane kerkuar nje milion here ne 18 muaj hetim tani thone kontroll. Per kontroll merrni cdo komision te perhershem parlamentar dhe angazhohuni ne cdo kontroll qe te doni aty nuk mund te kete kufizim nuk ka nevoje as per vendim parlamenti as per objekt as per subjekt i keni te gjitha te lira te drejta te patjetersueshme. Kontrolloni cdo gje kryeministrin cdo dokument. Ky shtet ka ligjin e deklasifikimit jane te detyruar te deklasifikohen ne qofte se ju paraqisni argumente. Keni komision per cdo sektor. Atehere perse talleni me qytetaret dhe parlamentin Kryetari juaj ju ve nota juve por ju cfare notash i vini atij. Notat nuk i zbulova une por te gjithe i keni dhe nese doni jua sjell edhe regjistrin. Po rikthehem tek testamenti i Kocos per te cilin me kundershtuat heren e kaluar dhe tani po jua lexoj. Pika e pare e testamentit vitin e pare kryeson Luan Bregasi vitin e dyte me rotacion vellau Edvin Rama. Ndaj mos me pergenjeshtroni per keto qe them dhe nese e thashe e thashe ne kontekstin e obsesionit te vdekjes. Vetem per kete pasi nuk merrem me testamentet e kurrkujt nuk me interesojne. Por kur keto behen problem publik dhe preokupojne jeten publike atehere behen problem i madh. Dolet e me pergenjeshtruar por pyesni Luan Bregasin ne eshte percaktuar te kryesoje vitin e pare dhe ne vitin e dyte Edi Rama dhe me rotacion per kater vjet. Kjo eshte per te qeshur e per te qare por une sigurisht qesh me kete. Shikoni se ctragjedikomedie luhet mbi ju e per ju.

Per ta mbyllur nese doni komision hetimor parlamentar ne jemi 100 perqind dakord. Kerkoni hetim pa fakte kjo smund te ndodhe kurre. Mos gaboni se ju genjen kur ju thote se do te leshoj. Ne menyren me absolute kurre jo. Po ju juriste qe nuk keni kurajen minimale ti thoni se nuk mund te shkruhet kurre hetim pa fakte se kjo ndodh vetem ne dyshimistan me mire ti hidhni ato diploma. Nese doni komision mos u terhiqni edhe nga kutite te numerojme cdo vote dhe do te dale si Shkodra nje gje madheshtore pasi e tille eshte ajo. Dhe jo sepse i doli e verteta Sali Berishes por madheshtore eshte se shqiptaret vendosen standardin me transparent ne bote ne numerimin e votave. Kjo eshte madheshtia. Nje vend i lire e ben kete dhe ne e beme. Te numerojme cdo vote por te mos fshihemi te heqim maskat. Do ju jepet cdo kohe qe ju duhet nuk ka kufizim por kurre hetim mbi baze dyshimi pa prova fakte apo grup faktesh nuk mund te behet ne kete vend.

Se dyti mos mendoni ndonjehere se do te me beni te lekundem ne ate qe besoj gjer ne thellesine e shpirtit tim. E kemi gabim shume. Me vjen keq ta perseris se nga te gjithe ju jam une ai qe kam zgjedhur ne nje moment te caktuar honet e historise per veten time dhe ai moment ishte kur ju mashtruat njerezit e ju thate se qeveria ka marre parate dhe ata i kerkuan parate nga une ne nje kohe kur une nuk mund te njihja kurre nje borxh te cilin nuk e kisha marre. Dhe u thashe shqiptareve qe nje borxh qe nuk eshte marre nuk njihet kurre. Pranova gjithcka por nuk pranova te paguaj nje borxh qe nuk e kisha marre dhe ta dini se mund ta paguaja dhjete here por nuk mund ta beja se thyeja moralin njerezor moralin e nje kombi. Se bera kurre. Tani ju kerkoni te thyej voten. Nuk e bej kurre kete. Jam gati te numeroj cdo vote te shqyrtoj cdo dokument por mbi bazen e ligjeve e Kushtetutes se vendit. Jam shume i sinqerte me ju por nuk jam gati te neperkemb Kushtetuten dhe ligjet e ketij vendi sepse nje njeri udhehiqet nga kompleksi i pendeses. Ata qe studiojne psikologji e dine se kjo lidhet me instinktet dhe jo koshiencen. Njeriu me koshience ka pendesen. A ndjen pendim ai qe ju futi ne greve dhe tani thote nuk i dua kutite Por i kerkoj une kutite kerkoj une te numerohen votat te pakten per hirin tuaj per hir te socialisteve shqiptare per te cilet kam respekt pavaresisht se ju i kriposni me 99-sha pasi ata kane kontributin e tyre politik te padiskutueshem ne kete vend.

Te behemi serioze e te heqim maskat. Ne jemi njerez te vertete burra e gra pa maska ndaj te mos themi kontroll por hetim. Kurrkund ne bote nuk hetohet pa prova fakte e grup faktesh. Radhen e kaluar permendet Theodhori Sollakun por per te kane ekzistuar 1800 fakte permendet Fatos Klosin dhe 180 prova kane ekzistuar ne kontrollin e qeverise. Ju lutem te behemi serioze mos u terhiqni por te ngreme komisionin. Une erdha me qellimin me te mire per te ngritur komisionin duke menduar se ju e kishit kuptuar se ishte qesharake ta zevendesonit hetimin me kontroll. Zoti Xhafa keni qene minister i Drejtesise si mund ta zevendesosh fjalen hetim me fjalen kontroll. Gradualisht do te nxirrni icikovin e do te filloni kontrollin e shpirtrave te vdekur. Perse te mos e them kete kur ju u thate shqiptareve nje milion here hetim hetim hetim tani u thoni kontroll kontroll kontroll. Te jemi transparente te krijojme komisionin te kontrollojme e hetojme cdo vote mbi bazen e procedurave ligjore te nje vendi te lire. Mos u terhiqni jam plotesisht dakord shtoni ne perputhje me gjykaten vendimet e Gjykates Kushtetuese dhe Kodin Zgjedhore dhe une miratoj cdo propozim qe ju sillni sot ketu.

Fjala e mbajtur ne Parlament nga kryeministri

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›