The Economist 2010 Demokracia ne terheqje
NgaKASTRIOT ISLAMI
Nje nga revistat me prestigjioze ne bote per ekonomine The Economist ka publikuar per here te trete 2006 2008 dhe 2010 indeksin e demokracise per 167 vende te botes te klasifikuara ne kater grupe i demokraci te plota ii demokraci me defekte iii regime hibride iv dhe regjime autoritare. Konkluzioni saj eshte se Demokracia eshte ne terheqje/zbythje globalisht. Edhe Shqiperia eshte ne zbythje te lehte. Shqiperia edhe ne vitin 2010 ndodhet pothuajse ne mes te listes midis 167 vendeve te botes dhe pothuajse ne fund te listes se 49 vendeve europiane dhe te vendeve ballkanike ne grupin e trete te vendeve qe nuk kane ende
demokraci por nje regjim hibrid ku jane te perzier elementet demokratike me ata autoritare. Bile Shqiperia ka pesuar regres te lehte nga 2008 ne 2010 qofte ne renditje ka rene nga vendi i 84 ne vendin e 81 qofte ne treguesin e demokracise treguesi i pergjithshem eshte ulur nga 5.91 ne 5.86. Por regres demokracia ka shenuar edhe ne bote e cuditerisht edhe ne Europe e deri ne disa nga vendet kryesore te BE-se. Disa nga perfundimet qe dalin nga analiza e te dhenave te ketij studimi jane si me poshte
Perfundimi I Shqiperia shenon regres per sa i perket treguesit te demokracise.
Treguesi i pergjithshem i demokracise per Shqiperine jo vetem nuk eshte rritur por ka pesuar nje regres te lehte nga 5.91 ne 5.86 ne periudhen 2008-2010 duke shkaktuar nje ulje ne renditje nga vendi i 81 ne vitin 2008 ne vendin e 84 ne vitin 2010. Nga analiza e detajuar rezulton se i kane rritje treguesi pluralizimi dhe procesi elektoral nga 7.33 ne 7.42 dhe treguesi i lirive themelore nga 7.06 ne 7.35 ii ka ulje treguesi i kultures politike dhe iii mbeten ne te njejtin nivel treguesi i funksionimit te qeverise dhe i pjesemarrjes politike.
Perfundimi II Shqiperia mbetet regjim hibrid.
Shqiperia vazhdon te mbetet nje vend me regjim hibrid ne nje grup me Irakun territoret e Palestines Bangladeshin Zambian Libanin Mozambikun Kamboxhian Uganden Kenian e Venezuelen si dhe Rusine Kirkiztanin Armenine dhe Gjeorgjine. Pra me vendet i ku jane zhvilluar luftime disavjecare si ne Irak e territoret e Palestines ii ose me te varfrat ne bote si Bangladeshi iii ose me te korruptuarat ne bote si Kirgistani iv apo ku media goditet me shume ne bote si Venezuela e avezit ose v ish-republikat sovjetike te tilla si Rusia Armenia Gjeorgjia.
Perfundimi III Me keq paraqitet treguesi i pjesemarrjes se qytetareve ne politike.
Pese treguesit e perdorur ne kete studim jane 1 pluralizmi dhe procesi zgjedhor 2 lirite civile 3 funksionimi i qeverise 4 pjesemarrja ne politike e qytetareve dhe 5 kultura demokratike. Nga te gjithe keta tregues Shqiperia ka me te uletin i treguesin e pjesemarrjes ne politike te qytetareve nota 4.44 dhe treguesin e funksionimit te qeverisjes nota 5.07. Ky tregues per Shqiperine eshte me i ulet sesa ne Venezuelen e avezit apo ne vendet afrikane te tilla si Tanzania Kenia apo Etiopia dhe i njejte me vende te tilla si Bangladeshi e Gana e deri edhe me vende te klasifikuara autoritare te tilla si Angola Madaskari e Etiopia. Shqiptaret kane te drejte kur ankohen per politiken por fatkeqesisht pjesemarrja e tyre ne politike dhe reagimi ndaj keqqeverisjes eshte pothuajse i njejte si ne vendet me regjime autoritare.
Perfundimi IV Shqiperia vazhdon te kete tregues te ulet te funksionimit te qeverise.
Shqiperia e ka treguesin e funksionimit te qeverise me te ulet sesa Bangladeshi Mozambiku Zambia Hondurasi Malavi Butani dhe Kamboxhia qe bejne pjese ne grupin e vendeve me regjim hibrid. Po ashtu ne rajon Shqiperia per kete tregues ia kalon vetem Bosnje-Hercegovines.
Perfundimi V Shqiperia mbetet ne pozita te dobeta demokracie ne rajon.
Shqiperia edhe ne rajon ndodhet prapa Kroacise Serbise Maqedonise Malit te Zi Rumanise dhe Bullgarise duke lene pas vetem Turqine ne vendin e 89-te dhe Bosnje-Hercegovinen ne vendin e 94-t.
Demokracia ka bere hapa prapa ne nivel global i rritet numri i vendeve me demokraci me defekte ne kurriz te numrit te vendeve me demokraci te plote dhe ii rritet numri i vendeve me regjime autoritare ne kurriz te vendeve me demokraci hibride. Me konkretisht ne periudhen 2008-2010 1 eshte zvogeluar me 4 numri i vendeve me demokraci te plote 2 eshte rritur me 3 numri i vendeve me demokraci me defekte 3 eshte zvogeluar me 3 numri i vendeve me regjime hibride dhe 4 eshte rritur me 4 numri i vendeve me regjime autoritare. Mendohet se kriza globale e filluar ne 2008-n ka rritur tendencat negative te zhvillimeve politike. Rritje e tendencave autoritare vihet re ne vendet e Lindjes se Mesme dhe ish-vendet e Bashkimit Sovjetik. Nga 167 vende 79 vende jane demokratike 26 vende me demokraci te plote dhe 53 me demokraci me defekte kurse 88 vende nuk konsiderohen demokraci sepse jane ose regjime hibride 33 vende ose regjime autoritare 55 vende. Shqiperia vleresohet edhe ne vitin 2010 vend me regjim hibrid pra jo ne grupin e vendeve demokratike. Gjysma e popullsise se botes jeton ne demokraci kurse vetem rreth 12 per qind jeton ne demokraci te plote. Kurse rreth 2 miliard e gjysme banore ose rreth nje e treta e popullsise se botes jeton nen regjime autoritare.
Perfundimi VII Vendet e rendesishme te BE shenojne regres demokratik
Nga krahasimi i treguesve te viteve 2008 dhe 2010 rezulton se kater vende te BE-se nuk jane me demokraci e plote Franca Italia Greqia dhe Sllovenia duke rreshqitur ne grupin e vendeve me demokraci me defekte. Duke qendruar ne grupin e vendeve me demokraci te plote kane pesuar renie te ndjeshme vendet e BE-se te tilla si Holanda renie me 6 vende Spanja renie me 3 vende Belgjika renie me 3 vende. Ngritje brenda grupit te vendeve me demokraci te plote kane pasur ngjitje ne klasifikim Koreja e Jugut me 8 vende Japonia me 5 vende dhe Australia me 4 vende.
Perfundimi VIII Rreth gjysma e vendeve te BE me demokraci me defekte.
12 nga 27 vendet e BE-se Greqia Italia Franca Sllovenia Estonia Sllovakia Lituania Hungaria Polonia Letonia Bullgaria dhe Rumania jane ne vitin 2010 ne grupin e vendeve me demokraci me defekte. Nga rajoni i Ballkanit perendimor jane ne kete grup Kroacia Serbia Maqedonia dhe Mali i Zi nderkohe qe mbeten jashte ketij grupi Shqiperia dhe Bosnja.
Perfundimi IX Rritet numri i vendeve me regjime autoritare.
Jane ngjitur nga grupi i vendeve me regjim hibrid ne demokraci me defekte Mali dhe Gana. Kane rene nga grupi i vendeve me demokraci me defekte ne grupin e vendeve me regjim hibrid Nikaragua Bolivia Hondurasi. Kane rene nga grupi i vendeve me regjim hibrid ne grupin e regjimeve autoritare Fixhi Madagaskari Gambia dhe Etiopia. Kurse Koreja e Veriut adi Turkmenistani dhe Uzbekistani mbeten 4 vendet e fundit me regjimet me autoritare ne planet.
Perfundimi X Europa Lindore pergjithesisht ne regres
Europa Lindore eshte rajoni qe ka pesuar regresin me te madh ne periudhen 2008-2010. 19 nga 28 vendet e Europes Lindore kane shenuar ulje ne renditje. Nga vendet e Europes Lindore regresin me te madh e ka shenuar Ukraina dhe vendet e Ballkanit.
Ne vend te nje perfundimi ombrelle ...
Nga ky studim rezulton se Shqiperia eshte ne kufirin midis grupit te vendeve me demokraci me defekte dhe grupit te vendeve me regjim hibrid. Nga 49 vendet europiane eshte e treta nga fundi. Ne rajonin e Ballkanit Perendimor eshte e parafundit. Ne periudhen 2008-2010 jo vetem nuk ka shenuar progres por bile ka pasur nje regres te lehte. Me shqetesuese eshte se shqiptaret mbeten me kulture te ulet demokratike dhe me pjesemarrje te ulet ne demokraci. Jo fort normale eshte se demokracia ka shenuar regres ne vendet e BE-se dhe bile midis tyre edhe ne disa nga vendet me demokraci te konsoliduar.